A DËSHIRON JETË TË SUKSESSHME?!

A DËSHIRON JETË TË SUKSESSHME?!

0 1060

A dëshiron jetë të sukses’shme dhe me vlerë?

Të meditojmë pak rreth fjalës së Allahut të lartësuar:

(O Muhamed!) Pasha jetën tënde, me të vërtetë, ata janë déjur në iluzionet e veta“. (Kur’ani Famëlartë 15:72)

Allahu i lartësuar betohet në jetën e të Dërguarit (sal-Allahu alejhi ve sel-lem) dhe dihet se Allahu nuk betohet përveçse në diçka madhështore, e me vlerë të madhe.

Si konkluzion mund të nxjerrim se nuk ka jetë më të suksesshme, më madhështore, më të dobishme, më të vlefshme dhe më ndikuese në historinë e njerëzimit sesa jeta e të Dërguarit Muhamed (sal-Allahu alejhi ve sel-lem). Nëse dëshiron që edhe jeta yte të bëhet e suksesshme, e dobishme, me vlerë tek Allahu, atëherë mëso sunetin pejgamberik dhe ndjeke udhëzimin e tij. Shiko çfar vepronte i Dërguari i Allahut  dhe pasoe, vepro njejtë edhe ti! Analizo dhe medito rreth rreshtave në vijim.

Si ishte i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve sel-lem)? Çka veproi ai që Allahu i lartësuar u betua në jetën e tij? Të hedhim një shikim të shkurtër mbi disa shkëndij nga cilësitë e tij të bekuara, nga veprat dhe personaliteti i tij madhështorë.

– I Dërguari (sal-Allahu alejhi ve sel-lem) sillej në formën më të mirë me të afërmit, me gratë, me fëmijtë, me të moshuarit, me çdokënd derisa edhe me kafshët dhe me ambientin.

– I Dërguari bënte shumë dhikr dhe istigfar (kërkim falje).

– I Dërguari mëshironte dhe falte shumë.

– I Dërguari  e fliste gjithëmonë të vërtetën.

– I Dërguari i kushtonte kujdesje të veçantë të dobtëve, të shtypurve, të lënëvw anash si jetimat, gratë e veja, të varfurir, etj. Dhe e udhëzoi umetin e tij në këtë përkujdesje.

– I Dërguari i kushtonte rëndësi të veçantë namazit dhe falte shumë namaz natën! Namazi ishte njëherit edhe vepra që e donte më së shumti në të cilën gjente prehje dhe rehati.

– I Dërguari dhuronte shumë lëmoshë.

– I Dërguari nuk ofendonte askënd asnjëherë, nuk nënçmonte askënd, nuk fyente asnjëherë.

– I Dërguari nuk ishte pesimist, ai e donte optimizmin dhe fjalët insipruese, inkurajuese, të mira.

– I Dërguari e mbante fjalën, marrëveshjen dhe amanetin.

– I Dërguari ishte i saktë në kohë, nuk vonohej dhe i përmbahej premtimeve.

– I Dërguari këshillohej shumë me shokët e tij dhe i pranonte medimet e të tjerëve.

– I Dërguari  buzëqeshej shumë.

– I Dërguari fliste pak por me kuptim të gjërë dhe të plotë. Fjalët ishin të përzgjedhura, me peshë dhe ishte i këndshëm për të dëgjuar.

– I Dërguari lavdëronte dhe e merrte në konsideratë mundin e tjetrit.

– I Dërguari luante me fëmijët dhe ishte shumë i dashur me ata.

– I Dërguari ishte i butë, i dashur, dhe shumë i sjellshëm me gratë e tij. Asnjëherë nuk u sill keq me ato.

– I Dërguari argëtohej me gratë e tij, i dhuronte shumë komplimente dhe shumë i donte ato. Më së shumti e donte Aishen nga gratë e tij ndërsa nga burrat, babain e saj Ebu Bekrin, shokun e ngushtë të tij dhe njeriun më të mirë pas gjithë Pejgamberëve.

– I Dërguari e donte shumë erën e mirë, parfumin.

– I Dërguari ishte ai që tha: ”Më i miri nga ju është ai që sillet më së miri me gruan e tij”.

– I Dërguari asnjëherë nuk kritikoi ushqimin dhe nuk foli keq për të, nëse i pëlqente e hante e nëse nuk i pëlqente e linte, thjeshtë.

– I Dërguari ushqehej lehtë dhe pak.

– I Dërguari ishte i drejtë dhe nuk favorizonte dikë mbi tjetrin para ligjëve të Allahut.

– I Dërguari më së shumti e donte Allahun dhe më së shumti i përkushtohej atij.

– I Dërguari ruhej gjithmonë prej veprave të liga, gjynaheve dhe ishte njeriu më i devotshëm dhe më me frikë ndaj Allahut.

– I Dërguari shumë qante prej frikës ndaj Allahut.

– I Dërguari bëntë shumë dua për umetin e tij dhe qantë për të.

– I Dërguari vizitonte të afërmit dhe të sëmurit.

-I Dërguari ishte i ndishëm dhe zemërbutë.

– I Dërguari ishte ai i cili e çrrënjosi racizmin, nacionalizmin dhe padrejtësinë.

– I Dërguari ishte ai që realizoi në praktikë të gjitha vlerat morale dhe të etikës.

– I Dërguari ishte prijës i drejtë dhe strateg i mrekullueshëm.

– I Dërguari shfrytëzonte kohën e tij  dhe nuk pëlqente fare që dikush të jetë pasiv, duke mos u angazhuar as për këtë dynja e as për ahiretin.

– I Dërguari gjithëmonë favorizoi ahiretin dhe Allahun para kësaj dynjaje dhe njerëzve.

– I Dërguari sakrifikonte gjithçka për kët mesazh hyjnorë, për këtë fe të Allahut

– I Dërguari asnjëherë nuk u lodhë dhe nuk pushonte në vepra të mira.

– I Dërguari ishte njeriu më i sinqertë.

– I  Dërguari ishte njeriu më i turpshëm. Ai është i cili e lavdëroi turpin dhe tha:”Turpi është pjesë e Imanit”.

– I Dërguari ishte njeriu më modest dhe nuk lakmonte asnjëherë gjërat e dynjasë.

– I Dërguari thirri në paqe dhe moskërkim të konfliktit, por nëse vjen rasti ai thirri që mos t’i kthehej shpina armikut.

– I Dërguari ishte trim i vërtetë, me plotë kuptimin e fjalës.

– I Dërguari e donte veshjen e bukur dhe i udhëzoi ata që kanë të mos fshehin të mirat e Allahut me të cilat janë furnizuar, por t’i shfaqin ato.

– I Dërguari mbante mjekërr dhe urdhëroi umetin e tij në lëshimin e saj duke i shkurtuar mustaqet.

– I Dërguari flinte në përgjithësi pak, natën pak dhe në kohën e drekës qoftë para drekës apo pas drekës.

– I Dërguari e çoi në formën më të mirë mesazhin hyjnorë dhe realizoi në të vërtetë teuhidin.

– I Dërguari nuk pranonte sadakanë, por vetëm dhuratat. Ai n’a udhëzoi në shkëmbim të dhuratave ngase kjo ”shton dashurinë” tha ai.

– I Dërguari e çrrënjosi çdo lloj të padrejtësisë dhe dhunës.

– I Dërguari hidhërohej kur shkeleshin urdhërat dhe kufinjtë e Allahut.

– I Dërguari ishte ai që e përmbante veten shumë në hidhërim dhe mllef, dhe ai është i cili na mësoi me fjalët:”Nuk është i forti ai që triumfon në dyluftim, por i fortë është ai që e përmbanë veten e tij gjatë zemërimit, hidhërimit”

-I Dërguari qëndronte i pastërt dhe e donte shumë pastërtinë. Ai është i cili tha ”Pastërtia është gjysma e besimit”.

-I Dërguari ishte… i Dërguari ishte … e ishte dhe lista nuk ndalet.

PAQJA,BEKIMI DHE MËSHIRA E ALLAHUT QOFSHIN MBI TË

A nuk e meriton një burrë si ky të jet njeriu më i madh që njohi dhe do të njohë historia?! A nuk meriton jeta e këtij burri të arrijë shkallën që Allahu të betohet në të?! Natyrisht se po!

 Mirëpo të pyesim veten, sa e mësojmë dhe sa e praktikojmë ne sunetin e të Dërguarit tonë (sal-Allahu alejhi ve sel-lem)?!

Nëse dëshirojme njëmend jetë të begatshme, jetë të suksesshme, jetë të dobishme dhe me vlerë, atëherë nuk ka rrugëdalje tjetër, atëherë duhet ta ndjekim të Dërguarin tonë, të praktikojmë sunetin dhe t’i përgjigjemi thirrjes së tij (sal-Allahu alejhi ve sel-lem).

Allahu jep suksesin!

Hoxhë Ardian Elezi

Burimi: albislam.com