A do hyjnë në xhenet disa kafshë?

A do hyjnë në xhenet disa kafshë?

0 6912

Pyetje: Kam dëgjuar se janë dhjetë kafshë për të cilat të cilat do të hyjnë në xhenet: 1) Deveja e Salihut, 2) Viçi i Ibrahamit, 3) Dashi i Ismailit, 4) Lopa e Musait, 5) Peshku i Jonusit, 6) Gomari i Uzejrit, 7) Brumbulli i Sulejmanit, 8) Shpendi i mbretëreshës Belkisa nga Sebei, 9) Deveja e Profetit Muhamed  , 10) Qeni i të fjeturve të shpellës, a ka bazë një gjë e këtillë?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe shokët e tij:

Nuk ka asnjë argument të saktë për një pohim të këtillë, madje është vërtetuar se Allahu i madhëruar pasi të gjykoj mes kafshëve do t’i urdhëroj të bëhen dhe, siç ka përmendur ibën Xheriri gjatë komentimit të ajetit të fundit të sures Neb (40): “Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhé!”

Përjashtimi i kafshëve që janë përmendur në pyetje nga ky përgjithësim kërkon argument, mirëpo dijetaret kanë theksuar se argument të saktë nuk ka përveç asaj që transmetohet nga Mukatili i cili është i akuzuar si gënjeshtar kurse  ibën Hibani për të thotë: “ ka marrë nga çifutët dhe të krishterët  dije të Kuranit që përputhet me librat e tyre”

Pasi që xheneti i përket botës së fshehtë dhe nuk mund të flasim për të vetëm se me argumente nga Kurani dhe hadithet e sakta, nuk mund të pohojmë dhe besojmë atë që e shohim të përhapur nëpër disa faqe dhe forume të internetit si dhe në disa libra që nuk shoshitin hadithet e sakta prej atyre apokrife, që mes tjerash përmendin këtë [wshtje. Allahu e di më së miri!

Burimi: albislam.com

Agim Bekiri