A duhet dhënë mes’h qafës kur të marrim abdes?

A duhet dhënë mes’h qafës kur të marrim abdes?

0 2062


Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut…

Nuk është konfirmuar një gjë e tillë as në Librin e Allahut e as në sunetin e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, se mes’hi i qafës është sunet prej suneteve të abdesit, pra nuk lejohet prekja e qafës gjatë abdesit. (Fetvatë e Komisionit të përhershëm 5/235)

Shejhulislam ibn Tejmije ka thënë: “Nuk është vërtetuar nga i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, se ai ka dhënë mes’h qafës së tij gjatë abdesit, bile as që është transmetuar nga ai ndonjë hadith i saktë. Hadithet e sakta në të cilat përshkruhet mënyra e marrjes së abdesit nga i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, nuk i jepte mes’h qafës, për atë shumica e dijetarëve nuk e preferojnë këtë si Maliku, Shafiu, Ahmedi, e ata që e kanë preferuar janë mbështetur në një flajë të Ebu Hurejres radijallahu anhu, apo të një hadithi të dobët që e ka transmetuar: se ka dhënë mes’h kokës saqë ka arritur edhe mbi zverk. Kjo nuk është e vërtetë dhe është në kundërshtim me atë që aludojnë hadithet, ai që e le mes’hun e qafës në abdes, abdesin e ka të saktë me pajtimin e gjithë deijetarëve”. Mexhmu’u Fetava 21/127.

Shejh ibn Bazi ka thënë: “Nuk preferohet e as që lejohet mes’hu i qafës, por mes’hu është vetëm për kokën dhe veshët, sikur që na tregojnë për këtë Kurani dhe suneti”. Mexhmu’u Fetava ibn Baz 10/102.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi në gj. shqipe: albislam.com