A duhet femra me menstruacione të bëjë dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes?

A duhet femra me menstruacione të bëjë dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes?

0 4288

Pyetje: kur është më mirë për femrën me cikël mujor ta thotë dhikrin e mëngjesit kur dihet se ajo nuk është e detyruar të zgjohet para lindjes së diellit gjatë atyre ditëve? A ka ndonjë pengesë që dhikrin ta thotë pas lindjes së diellit ose pak pas mesnatës ngase ajo kohë konsiderohet mëngjesi I ditës së ardhshme?

Përgjigje: falënderimi I takon Allahut, lavdia dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe shokët e tij:

Më e preferuara për dhikrin e mëngjesit është të thuhet mes hyrjes së kohës së sabahut deri në lindjen e diellit ndërsa dhikrin e mbrëmjes ndërmjet ikindisë dhe akshamit. Mirëpo, është e lejuar që dhikri I mëngjesit të bëhet në kohën që llogaritet mëngjes (pas mesnatës deri në zenit) kurse dhikri I mbrëmjes në kohën që llogaritet mbrëmje (pas ikindisë deri në mesnatë). Në këtë s’ka dallim mes femrës me cikël dhe të tjerëve.

http://fatwa.islamweb.net/fatwa/index.php?page=showfatwa&Option=FatwaId&Id=31235

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri