A duhet lëvizur unaza gjatë marrjes avdes apo gusëll?

A duhet lëvizur unaza gjatë marrjes avdes apo gusëll?

0 861


Pyetje
: A duhet lëvizur unaza gjatë marrjes avdes apo gusëll?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Nëse unaza është e gjerë saqë uji mund të depërton ndër te, nuk obligohet ta lëvizë, por preferohet, mirëpo, nëse është e ngushtë saqë nuk mund të depërton uji ndër te pos me rrokullisjen e saj, atëherë obligohet ta lëvizë gjatë avdesit apo gjatë marrjes gusëll (larjes nga xhunubllëku).

Është pyetur shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë: A duhet lëvizur unaza apo ora gjatë marrjes avdes? Është përgjigjur: Dijetarët kanë thënë: Është sunet të lëvizet, mirëpo, nëse është e ngushtë atëherë patjetër duhet lëvizur, ngase nëse nuk e lëviz nuk arrin uji ndër te, e Allahu thotë: “Lani fytyrat dhe duart e juaja” (Maide: 6). Pra, patjetër duhet larë gjithë dorën, që prej majës së gishtave e deri bërryla”.

Islamqa.com

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli