A duhet që vëllai i vogël të respektojë dhe t’i bindet vëllait të tij më të vjetër?

A duhet që vëllai i vogël të respektojë dhe t’i bindet vëllait të tij më të vjetër?

Pyetje: A duhet të binden vëllai tim të madh? Pasi që unë kam prindërit, duke pas në dijeni se ata dy punojnë në një shtet tjetër, ndërsa në shtëpi me mua nuk është askush tjetër pos vëllait tim të madh, i cili më urdhëron mua për të bërë gjëra si “pastrim të shtëpisë”, apo ai më merr në pyetje si: “Çfarë po bën në studimet tuaja?” dhe kur unë refuzoj t’i përgjigjem, ai thotë “Është obligim (fetar) që unë ta respektoj”, e t’i përgjigjem çdo herë që më pyet mua. Metoda e tij është jo islame, dhe shumë e papërshtatshme, kam frik të polemizoj me të, ngase mund që të bie në mëkat. A është obligim për mua ta respektoj përderisa babai im është ende gjallë? Unë respektoj prindërit e mi, falënderimi i takon Allahut, por problemi im është me vëllain tim.

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut

Vëllezërit më të vjetër duhet të tregojnë mëshirë ndaj vëllezërve dhe motrave më të vegjël, dhe vëllezërit e motrat më të rinj duhet të respektojnë vëllezërit e motrat më të vjetër, dhe duhet të ketë në mesin e tyre një atmosferë të harmonisë e dashurisë reciproke dhe sinqeritet, dhe të mos ketë mospajtime.

Tirmidhiu ka shënuar, hadithin e transmetuar nga Enesi, radijAllahu anhu, se Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Nuk është prej nesh kush nuk tregon dhembshuri ndaj atyre që janë më të rinj dhe të tregojnë respekt për ata që janë më të vjetër”. Albani (Allahu e mëshiroftë) në “Sahih et-Tirmidhi e vlerësoi sahih.

Menavi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Atij i cili është më i vjetër duhet t’i jipet haku i tij, si nderimi e respektimi i tij.” Nga libri “Fejdul Kadir” 5/388.

Vëllai më i madh ka një pjesë të kujdestarisë ndaj vëllait të tij më të ri.

Shirvani në librin e tij (3/21) ka thënë: “Ata që kanë përkujdesje dhe përgjegjësi për të disiplinuar një person, përfshinë nënën e tij dhe vëllain e tij të vjetër.”

Xhamali ka thënë: “Kjo mund të kuptohet se kushdo që ka përkujdesje dhe përgjegjësi për të disiplinuar një person është si babai, siç është axha i tij dhe vëllai i  tij.”

Për sa kohë që babai yt është në udhëtim, është e njohur edhe në zakonet e njerëzve se vëllai më i madh luan rolin e babait në shtëpi, kështu që ai është përgjegjës për familjen dhe për disiplinimin e vëllezërit të tij më të vegjël edhe duke i ndjekur në arsimimin e tyre, dhe kështu me radhë. Pra, ata duhet të respektojnë atë dhe t’i binden atij.

Por në qoftë se i ati është me ty në shtëpi, atëherë është babai ai i cili drejton familjen dhe ai ndan përgjegjësitë për çdo individ në shtëpi. Nëse ai ju udhëzon që t’i bindeni vëllait më të vjetër, atëherë ju duhet t’i binden atij. E njëjta gjë vlen, nëse ai nuk ju urdhëron në mënyrë të qartë që ju të bëni atë, por ai pëlqen të bëni, ose zakoni në vendin tuaj e njeh këtë.

Padyshim që babai do të donte për fëmijët e tij të duan njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë, e jo të mos pajtohen.

I dërguari (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) dërgoi Muadh ibën Xhebelin dhe Ebu Musa El-Esh’ariun si guvernatorë në Jemen, secili prej tyre ishte në krye të një pjese të vendit, dhe u tha atyre: “bashkëpunoni dhe mos u përçani.” Buhariu dhe Muslimi.

Në qoftë se vëllai më i madh ndjek studimet e vëllait të tij më të vogël dhe e pyet atë se si ai po bën, kjo është diçka që tregon për pjekurinë dhe mendimin e shëndoshë, dhe vëllai i vogël duhet të i kushtoj vëmendje kësaj, dhe t’i përgjigjet pyetjeve të tija dhe të vepron ashtu si ai kërkon. Nuk duhet të zemërohet kur ai bën pyetje dhe e ndjek, sepse ai është duke bërë atë vetëm për shkak të shqetësimit për interesat e vëllait të tij dhe për shkak se ai e do atë që është e mirë për të.

E njëjta gjë vlen nëse ai e urdhëron për të pastruar shtëpinë, ose të ndihmojë nënën dhe motrat e tij. Ai ka të drejtë të bëjë atë kërkesë, dhe vëllai i vogël duhet t’i bindet atij, sepse ai është duke i thënë atij për të bërë diçka që është e drejtë dhe e mirë, e inkurajon atë që t’i bindet nënës dhe të ndihmon motrat e tij, dhe të gjitha këto fetarisht janë të pranuara.

Por, ai duhet të urdhërojë vëllain e tij në mënyrë të sjellshme dhe me butësi, e jo me vrazhdësi dhe ashpërsi, sepse nuk ka butësi në një gjë, pos që ajo e zbukuron atë, dhe nuk ka ashpërsi në një gjë, pos që ajo e bën më të shëmtuar.

Nëse në fjalët e tij ka ashpërsi, vëllai i vogël duhet të këshillojë atë që të jetë i sjellshëm dhe i butë në sjellje dhe në bisedë. Nuk ka asgjë të keqe nëse ai kërkon prej nënës së tij që ajo ta urdhëron kështu, edhe në qoftë se ai ka nevojë t’i kërkojë të atit të tij për ta bërë këtë, pasi ai të kthehet nga udhëtimi i tij, atëherë ai mund ta bëjë këtë, për të ruajtur harmoninë brenda familjes dhe për të shmangur ndarjen, duke munduar për të krijuar një atmosferë të dashurisë dhe mëshirës mes anëtarëve të familjes, dhe zgjidhjen e problemeve me këshilla të ndërsjellta, urtësi e fjalë të bukura, e jo me potere, vrazhdësi, dhe ashpërsi.

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM