A duhet të falemi siç falet imami?

A duhet të falemi siç falet imami?

0 1483

Pyetje: Hoxhë i nderuar, në një polemikë me një besimtar u konfrontuam në çështjen për pasimin e imamit. Ai pretendon se duhet pasuar imami edhe në namaz varësisht atij medhhebi që i takon dhe siç falet ai duhet pasur krejtësisht. A është kjo thënie me vend, apo jo; na tregoni dhe ju faleminderit paraprakisht.

Përgjigje: Në emër të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë. Format e namazeve që demonstrojnë imamët e medhhebeve përkatëse, në përgjithësi pa dyshim janë në rregull, edhe pse kanë disa dallime mes njëra-tjetrës. Megjithatë pa marrë parasysh se në bazë të cilit medhheb falet imami, nuk është e kushtëzuar që me të njëjtën formë të falet edhe muktediu (xhemati). Muktediut i kushtëzohet, që të mos e parakalojë imamin në ndërrimin e tekbireve, gjegjësisht kur shkon në ruku, kur kthehet prej rukusë, e kështu me radhë. E gjitha kjo pasi Pejgamberi salallAllahu alejhi ue selem ka thënë: “A nuk frikësohet ai që parakalon imamin me ruku, apo sexhde, që Allahu t’ia bëjë fytyrën si të gomarit, apo t’ia bëjë fizionominë si të gomarit.”

E sa i përket pasimit të imamit, Pejgamberi është falur para sahabëve dhe u ka thënë: “Faluni ashtu siç më shihni mua duke u falur.” Ky hadith është për të gjithë muslimanët dhe Pejgamberi salallAllahu alejhi ue selem është imami i të gjithë imamëve dhe xhemateve muslimane.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM