A duhet të përsëritet namazi, nëse e ndjen daljen e sekrecionit medhij?

A duhet të përsëritet namazi, nëse e ndjen daljen e sekrecionit medhij?

0 3528

A duhet përsëritur namazin, nëse del sekrecioni medhij, në namaz dhe ai është plotësisht i vetëdijshëm për këtë?

Falënderimi i qoftë Allahut.

Të supozohet se diçka ka ndodhur, nuk konsiderohet gjë që prish abdesin, ose dyshon për këtë, nuk konsiderohet si i pavlefshëm abdesi dhe namazi. Pra,  gjykon në të vetëm nëse njeriu është i sigurt apo mendon se është më e mundshme që diçka ka dalë prej tij, sepse i dërguari, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!, ka thënë në lidhje me një njeri që mendonte se ai kishte prishur abdesin e tij: “Nuk largohet (nga namazi) pos nëse dëgjon zë ose vëren erë.” Transmetuar nga Muslimi.

Së dyti:

Nëse një person vazhdimisht përjeton diçka që prish abdesin, dhe kjo është e vazhdueshme dhe nuk ndalet, atëherë ai është në të njëjtin dispozitë si një grua që vuan nga istihadah (gjakderdhje e vazhdueshme jo-menstrual). Ai në këtë rast mund të falet për aq sa dëshiron, kështu për aq kohë sa është koha e namazit, edhe nëse diçka del nga ai gjatë namazit, sepse ai nuk mund ndryshe të falet. Dhe në qoftë se ai pret deri në fund të kohës, ose derisa koha është pothuajse e mbaruar, nuk i ndihmon aspak. Allahu, i Lartësuar, thotë: “Pra, keni frikë Allahun për aq sa keni mundësi.” Tagabun, 16.

Por, nëse dalja e sekrecionit është i përkohshëm dhe nuk ndodhë gjatë gjithë kohës – por, ndodh në një pjesë të kohës, e ndërpritet më pas – atëherë ai duhet të falet në një gjendje plotësisht të pastër, edhe nëse kjo do të thotë që duhet pritur deri në fund të kohës për namaz. Ai duhet të presë deri në atë moment kur ndalet dalja e lëngut medhij.

Për në fund: në lidhje me njeriun i cili ka dalje të sekrecionit medhij, në qoftë se gjendja e tij është ajo që ndodh zakonisht, del prej tij ndonjëherë e ndonjëherë ndalet, atëherë ai duhet pastron veten e tij si çdo kush tjetër. Sa herë që del prej tij sekrecioni medhij, ai duhet të lajë organin e tij dhe testikujt, dhe rrobat e tij ku ka në to sekrecion medhij, pastaj merr abdes.

Nëse i ndodh atij një gjë e tillë gjatë namazit, abdes i tij dhe namazi është i pavlefshëm.

Por, nëse ai është i papërmbajtur në këtë, dhe del ga ai sekrecioni medhij gjatë gjithë kohës, atëherë pastërtia e tij është si pastërtia e njerëzve të justifikuar.

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli