A duhet t’i ketë gruaja të mbuluara edhe këmbët (shputat) kur falet në namaz?

A duhet t’i ketë gruaja të mbuluara edhe këmbët (shputat) kur falet në namaz?

0 1760


Pyetje: A duhet t’i ketë gruaja të mbuluara edhe këmbët (shputat) kur falet në namaz?

Përgjigje: Shejhul Islami, Allahu e mëshiroftë ka përmendur se gruaja nuk është e detyruar t’i mbulojë edhe shputat gjatë namazit, pasi nuk janë auret.

Ndërsa për sa i përket hadithit të Umu Selemes, e cila e kishte pyetur Pejgamberin, salAllahu alejhi ue selem: “A mund të falet gruaja vetëm me mantel dhe shami, por pa izar (veshjen e poshtme)?”. Ai u përgjigj: “Po, nëse manteli është i gjerë dhe i mbulon shputat e saja”. Ky hadith edhe pse aludon se mbulimi i shputave gjatë namazit është detyrim shumë dijetarë këtë hadith e kanë vlerësuar si të dobët, madje kanë thënë: Nuk është i saktë nga Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, e as nga sahabët, prandaj argumentimi me të nuk është i saktë.

Prandaj nëse dikush thotë se gruaja gjatë namazit duhet t’i mbulojë duart dhe shputat e saj, atëherë duhet të sjellë argument. Mbetet urdhri që ajo të ketë veshur rroba të gjata së bashku me shaminë, por hadithi tjetër: “Gruaja është auret” aludon që nëse ajo mbulon edhe shputat e saja në namaz është më mirë. Allahu e di më së miri.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM