A e dëmton namazin të qarët në të?

A e dëmton namazin të qarët në të?

0 8251

Pyetje: “Një njeri që e njoh, e të cilin Allahu e ka sprovuar me shumë sprova, çdoherë rri i mërzitur. Për këtë shkak shpesh drejtohet për të falë namaz, bën dua dhe i frikësohet Allahut. Mirëpo, sa fillon të bjerë në sexhde fillon menjëherë të qajë . Andaj, a është e lejuar të qajturit në namaz dhe në sexhde? Si dhe a është e vërtetë se njeriu duhet të mundohet t’i largojë pikëllimet e tija gjatë namazit? Më tregoni çka të bëjë njeriu sidomos kur dihet se nuk ka mundësi të përmbahet nga ndjenjat e tij?! Gjithashtu, a lejohet të bëjë dua në sexhde në gjuhën e tij joarabe?”

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut… 

     Së pari: Gjëja më e dobishme që e bën muslimani kur e kaplon ndonjë ngushtësi ose sprovë është : falja e namazit, sepse: “Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ue selem) kur e godiste diçka falej” (Transmeton Ebu Davudi 1319,Albani e ka bërë hadithin të mirë në “Sunen ebi Davud”.

   Të qajturit në namaz, nëse është për hir të Allahut, atëherë është i pëlqyer dhe i lejuar dhe  është një nga cilësitë e njerëzve të mirë dhe të devotshëm.

  Transmeton Ebu Davudi me nr: 904 dhe Nesaiu me nr: 1214 – se Abdullah ibn Shehiri r.a. ka thënë: “Shkova njëherë tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem) i cili ishte duke u falur ndërsa gjoksi i tij ushtonte si kazani i cili vlon – nga të qajturit”. (Albani hadithin e bën të saktë në “Sahihun Nesai’)

      Shejh ibn Uthejmini thotë: “Të qajturit gjatë leximit të Kuranit, në sexhde, gjatë duasë është nga cilësitë e njerëzve të mirë, kjo është diçka për tu lavdëruar” (Mexhmua fetava ve resail ibn Uthejmin,13\238)

     Ndërsa të qajturit në namaz nga sprovat e dunjasë: kur mundohet ta mban vetën të mos qajë mirëpo e fitojnë emocionet, nuk mund të përmbahet nuk ka diçka për këtë si dhe një gjest i tillë nuk ia prish namazin, ndërsa në qoftë se mund ta ndal të qajturit dhe nuk e ndal por, vazhdon të qajë me zë, atëherë i prishet namazi sipas mendimit të imamëve të katër medh-hebeve (Allahu i mëshiroftë). Disa nga ata sikurse Shafiu dhe Ahmedi e kanë kushtëzuar këtë me shqiptimin e dy shkronjave. (Shiko : Meusuatul-fikhijeh: 8/170).

       Ibn Kudameja thotë : “Në qoftë se nga të qajturit apo rënkimi në namaz dalin nga njeriu aq sa shqiptimi i dy shkronjave dhe kjo si pasojë që njeriu nuk mund ta përmban veten, kjo nuk e prish namazin, ndërsa po që se mund ta përmban veten dhe vaji vjen si pasojë e diçkaje tjetër jo nga frika ndaj Allahut, atëherë i prishet namazi”. (El-Mugni: 1\394,395).

       Shejhul-Islam Ibn Tejmije thotë: “Ajo çka namazliu nuk mund ta përmbaj veten e tij gjatë namazit si teshtima, të qajturit dhe të hapurit e gojës, mendimi më i saktë i shumicës së dijetarëve është se një gjë e tillë nuk e prish namazin. Ky është edhe mendimi tekstual i Imam Ahmedit dhe i të tjerëve“. (Mexhmua Fetava: 22\623).

       Andaj, ai që sprovohet me ndonjë sprovë nga sprovat e dunjasë  le të ketë frikë Allahun të bën sabër dhe të shpreson në shpërblimin e Allahut. Mos të mendon shumë për fatkeqësitë që e kanë kapluar; sepse kjo është shkas që ja shton më tepër mërzinë e tij, pikërisht duhet të ketë kujdes nga këto mendime gjatë namazit, sepse mund ta çojnë deri tek prishja e namazit të tij! Ai duhet që gjatë namazit të tij të merret me namazin e tij e jo me diçka tjetër, të veproj shkaqet që ndikojnë në përuljen e tij në të, të ketë kujdes për qetësimin e tij në namaz, frikërespektin, në ruku, sexhde, ta kujtoj ahiretin, dhe meditimin në atë që e thotë prej Kuranit dhe dhikrit, ta ndiej në vete Madhërinë e Allahut, si dhe të jetë i bindur se ajo që e ka kapluar nuk ka mund të gaboj dhe se ajo që nuk e ka kapluar nuk ka mund ta kaploj, njashtu të bën dua që Allahu t’i ndihmoj në këtë fatkeqësi që të bëjë sabër në të.

  Shejh ibn Uthejmini thotë: “Të qajturit në namaz kur është për hir të Allahut si dhe nga frika nga Ai, ose është përkujtim për njeriun për çështjet e ahiretit që i cek Kurani , atëherë kjo nuk e prish namazin. Mirëpo, po që se të qajturit është  nga shkaku se i është kujtuar  ndonjë fatkeqësi që e ka kapluar ose diç e ngjashme, atëherë i prishet namazi; sepse një gjest i tillë rrjedh nga një vepër që është jashtë namazit, mirëpo duhet të mundohet ta shëroj veten e tij nga kjo, në mënyrë që të mos rrezikoj që namazi i tij të prishet. Është obligim për të që gjatë namazit të mos mendoj për çështjet e dunjasë; sepse të menduarit për diçka që nuk ka lidhje me namazin e pakëson shpërblimin e tij”. (Fetava Nurun ala Derb: 9\141).

     Së dyti: Nuk prish punë për atë i cili nuk e di gjuhën arabe të lutet në namaz në gjuhën e vet.

     Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva kanë thënë : “Njeriu duhet ta lusë Zotin e tij  i përulur dhe në heshtje si dhe nuk e lut për diçka të ndaluar. Ai i lutet Allahut si në namaz dhe jashtë namazit në gjuhën arabe ose në gjuhë tjetër të cilën e njeh dhe që është më e lehtë për të, nuk prishet namazi po që se lutet në gjuhë tjetër veç arabishtes.” 

(Fetava Lexhnetu Daime: 24\169).

Allahu e di  më së miri 

Përktheu: Nexhat Ceka

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM