A e prish sharja abdesin?

A e prish sharja abdesin?

0 4679


Pyetja: A e prish sharja abdesin?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Sharja nuk është prej gjërave që prishin abdesin, ato gjëra janë të përkufizuara.

Mirëpo, preferohet për atë i cili ka vepruar një mëkat që të merr abdes, pasi që abdesi i shlyen mëkatet, siç është transmetuar nga i dërguari salallahu alejhi ue selem.

Shirazi në librin e tij “elMuhedheb” 2/73 dhe në “Mexhmu’u”, dhe ibn Hazmi në librin “elMuhala” 1/241 përmendin një thënie nga Aisheja, ibn Mesudi dhe disa tjerë prej sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, për çështjen e marrjes abdes për shkak fjalëve të ndyta.

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë në librin e tij “Mexhmu” 2/72, ka thënë: “E vërteta apo e sakta është pëlqimi i abdesit nga fjalët e ndyta, si përgojimi, bartja e fjalëve, gënjeshtra, shpifja, dëshmia e rrejshme, pisllëqe dhe gjëra të ngjashme. Qëllimi është se shlyen mëkatet (e vogla) siç është transmetuar në hadithe, e nuk obligohet një gjë e tillë”.

Ibn Mundhiri në librat e tij “elIshraf” dhe “elIxhma”, ka thënë: “Dijetarët kanë konsensus se nuk obligohet abdesi për fjalën e ndytë, si: përgojimi, shpija, dëshmia e rrejshme, etj. Imam Shafiu, ibn Mundhiri, Bejhakiu dhe dijetarë tjerë argumentohen me hadithin e Ebu Hurejres radijallahu anhu se i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush betohet në Latin dhe Uzanë, le të thotë “La ilahe il Allah”, e kush i thotë tjetrit: Eja të luajmë bixhoz, le të jep sadaka”. E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Pra, nuk e urdhëroi me abdes.

Shejh Islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Preferohet marrja e abdesit pas mëkatit”.

Përktheu: Shpend Zeneli

Islamqa.com

Burimi në gj. shqipe: albislam.com