A e varrosi Omer bin Hatabi, -radijAllahu anhu-, vajzën e tij të gjallë në kohën e injorancës?

A e varrosi Omer bin Hatabi, -radijAllahu anhu-, vajzën e tij të gjallë në kohën e injorancës?

0 2226

Përgjigja: Jo.

Vërtetë është përhapur në mesin e shumë ligjëruesve dhe hoxhallarëve se Omer bin Hattabi (r.a) e kishte varrosur vajzën e tij të gjallë në kohën e injorancës. Aq me tepër këtë tregim e kemi dëgjuar shpeshherë edhe nëpër hutbe dhe ligjërata të ndryshme. Përmbledhja e këtij tregimi tashmë të përhapur ndër njerëz është:

“Tregohet se ai (Allahu qoftë i kënaqur me të) ndërkohë që ishte i ulur me disa shokë të tij papritmas qeshi, ndërsa pas pak qau. Shokët e tij e pyetën për këtë, të habitur nga ajo që ndodhi, kurse ai ua ktheu: “Kur ishim në periudhën e injorancës ndërtonim idhullin nga hurmat e pjekura, pastaj e adhuronim atë dhe në fund fare e hanim. Kjo ishte ajo që më bëri të qeshem; Ndërsa ajo që më bëri të qajë ishte kujtimi i asaj se si e varrosa vajzën time të gjallë (Duke qenë se kjo ishte një traditë tek disa fise arabe të cilët e konsideronin lindjen e fëmijës vajzë turp dhe varfëri), e mora atë me vete dhe i hapa asaj një gropë, dhe përderisa ajo ma shkundte dheun nga mjekra unë e varrosa atë ashtu të gjallë.”

Më i çuditshëm është fakti se gjen disa njerëz të cilët asgjë nuk dinë për fenë e Allahut (xhele sha’nuhu) e as për dispozitat e fesë së Tij, por tregimin e Omerit e dinë shumë mirë.

Kurse realiteti shtangës, për të cilin përgjegjësinë e mbajnë ligjëruesit dhe hoxhallarët, është se ky tregim është gënjeshtër dhe shpifje e sajuar ndaj prijësit të besimtarëve Omer bin Hattabit (Allahu qoftë i kënaqur me të).

Gjithashtu për çudi ky tregim nuk është përmendur as në librat e hadithit e as në librat e historisë Islame, dhe po ashtu nuk dihet burimi i këtij tregimi, përveç përmendjes së tij si gënjeshtër e Rafidive (Shiave) për shkak të urrejtjes që kanë ndaj shokëve të Muhamedit (salallahu alejhi ve selem) duke mos pasur as edhe një argument të vetëm e as provë që e dëshmon këtë.

Realisht tregimet si ky nuk pranohen vetëm se nëpërmjet ndonjë transmetimi për vërtetësinë e të cilit jemi të sigurt, ndërsa sa i përket kësaj ngjarje nuk ekziston ndonjë transmetim i këtillë.

Ajo që e vërteton këtë falsifikim dhe këtë shpifje të tillë është:

1) Është më se e njohur se gruaja e parë të cilën e ka martuar Omeri ishte Zejnebe bintu Medh’uni, motra e Uthman bin Medh’unit, e cila ia lindi atij Hafsën, Abdullahun, dhe Abdurrahmanin; më e madhja prej tyre ishte Hafsa.

Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij “El-Bidaje uen-Nihaje” e ka përmendur se Vakidiu, Ibn Kelbiu dhe të tjerë përveç këtyre kanë thënë se Omer bin Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) e kishte martuar Zejnebe binti Medh’unin në kohën e injorancës dhe me të iu kishin lindur Abdullahu, Abdurrahmani, dhe Hafsa, e cila ishte me e madhja prej fëmijëve. Lindja e Hafsës (Zoti qoftë i kënaqur me të) kishte ndodhur pesë vite para se ti dërgohej shpallja Muhamedit (salallahu alejhi ve selam). Është transmetuar në librin “El-Mustedrek” të Hakimit dhe tek të tjerë përveç tij, nga Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) të ketë thënë: Në kohën kur Kurejshit po e rindërtonin Qaben, pesë vite para se të dërgohej Muhamedi (salallahu alejhi ve selam) pejgamber, më lindi Hafsa.

Nga kjo kuptojmë se Hafsa ishte vajza më e madhe e Omerit (Zoti qoftë i kënaqur me të dy). Nëse është kështu, atëherë përse Omeri nuk e paska varrosur të gjallë Hafsën, duke qenë se ajo ishte vajza më e

madhe e tij, dhe sipas emrit të saj e kishte marrë edhe ofiqin “Ebu Hafsa” (Babai i Hafsës), por e paska bërë këtë me atë që ishte më e vogël se ajo?! … Gjithashtu, përse nuk tregohet se cila prej atyre dyjave ishte varrosur e gjallë?!

Një ngjarje të tillë nuk e ka treguar askush prej të afërmve të Omerit e as djemtë e tij, por ajo që na u është treguar janë emrat e fëmijëve dhe emrat e grave të cilat i kishte martuar Omeri, qoftë në injorancë apo pasi që ishte bërë musliman.

Nga ajo që kemi hulumtuar nuk kemi hasur në referenca të cilat e vërtetojnë një gjë të tillë (shih: “Jeta e nënës së besimtarëve – Hafsa”; po ashtu në librin “El-Isabetu” të Imam Ibn Haxher El-Askalanii (k.7/f.582).)

2) Nuk dihet se dikush nga fisi Benu Adijj, të cilit fis i takonte edhe Omeri r.a., të ketë varrosur vajzat të gjalla, dhe argument i kësaj është fakti se motra e Omerit – Fatimja, kishte mbetur gjallë (nuk e kishin mbytur) dhe më vonë ishte martuar me djalin e xhaxhait të Omerit – Seid ibnu Zejdin.

3) Po ashtu, pas një hulumtimi në librat e hadithit, nuk kam arritur të gjej as edhe një transmetim të vetëm, përveç në librat e Rafidive (Shiave).

Nga kjo kuptojmë se mospërmendja e kësaj ngjarjeje në librat e hadithit dhe në transmetimet nga shokët e Muhamedit (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë), e po ashtu mospërmendja e saj në librat e historisë së vërtetë islame, janë fakte bindëse për pavërtetësinë e këtij tregimi.

Dhe në fund, nuk ka dyshim se fyerja e shokëve të Profetit përmes këtyre tregimeve të këtij lloji, e të cilat janë të shumta dhe të cilat nga jashtë paraqesin një lloj “Shfajësimi” ndërsa në realitet fshehin diçka tjetër, na obligon që të jemi më të kujdesshëm se nga kush po e marrim diturinë dhe se sa jemi të sigurt në vërtetësinë e saj.

Ky është një falsifikim i radhës nga ana e rafidive (shiave), ndërsa personi që e ka bërë një gjë të tillë është rafidiju i fëlliqur – Ni’metullah El-Xhezairij, autor i librit “El-Envaru En-Ni’manijje”, dhe si metodë për mbulimin e gënjeshtrave të tij përdor termin: “transmetohet prej tij” (Omerit).

Kontribuoni në shpërndarjen e këtij shkrimi, duke e demaskuar këtë mashtrim dhe në të njëjtën kohë duke i dalë në mbrojtje Udhëheqësit të Muslimanëve – Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të).

Shkruar nga: Dr. Salih El-‘Usajmi 

Përktheu dhe përshtati në gjuhën shqipe: Student në Fakultetin e Shkencave Islame në Universitetin e Kasimit Arabi Saudite

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM