A është abdes i plotë ai që lan krahët prej kyçit te dorës deri në bërryla e nuk i lan duart?

A është abdes i plotë ai që lan krahët prej kyçit te dorës deri në bërryla e nuk i lan duart?

0 1767


Pyetje: Disa nga myslimanët gjatë marrjes së abdesit i lajnë nga kyçi i dorës deri në bërryla pa mos i larë edhe duart, si është dispozita për këta?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

1-Gjymtyrët të cilat është obligim (vaxhib) larja gjatë abdesit ceken qartë në fjalën e Allahut: “O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë” (Maide 6)

Allahu i Madhëruar obligoi larjen e duarve deri në bërryla pas larjes së fytyrës, e kjo nuk realizohet pos duke larë duart prej gishtave të duarve e deri në bërryla, e kush mjaftohet vetëm me larjen prej kyçeve deri në bërryla nuk e ka plotësuar këtë obligim. Ndërsa larja e duarve në fillim të abdesit është sunet, e nuk mjafton edhe për obligimin tek shumica e dijetarëve, me përjashtim të hanefive.

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se është obligim renditja mes gjymtyrëve gjatë abdesit, e i lan ato sipas renditjes së cekur në ajet: Larja e fytyrës, pastaj larja e duarve, pastaj mes’hu mbi kokën dhe në fund larja e këmbëve.

Pra, nuk bën të mjaftohet me larjen e duarve në fillim të abdesit duke mos përsëritur larjen e duarve gjithë deri në bërryla, ngase kjo shpien në prishjen e renditjes, duke larë fytyrën gjatë larjes së duarve, është obligative larja e duarve (në tërësi) pas larjes së fytyrës.

Pra, ai që merr abdes, e i lan duart, pastaj lan gojën e hundën, e lan fytyrën e pastaj lan duar prej kuçeve të duarve e deri në bërryla, nuk e ka abdesin e plotë sipas shumicës së dijetarëve.

Është pyetur Shejh Ibn Xhibrin Allahu e mëshiroftë: Cila është dispozita për atë që lan duart prej kyçeve e deri në bërryla, pa mos u larë shuplakat, duke u mjaftuar me larjen e tyre në fillim të abdesit, dhe a duhet ai ta përsëris abdesin?

Është përgjigjur: Nuk lejohet gjatë abdesit të mjaftohet me larjen e krahut duke mos larë edhe shuplakat, por kur të përfundon larjen e fytyrës fillon me larjen e duarve, e lan secilën dorë prej majës së gishtave e deri në bërryla, edhe nëse i ka larë duart para fytyrës, sepse larja e tyre në fillim është sunet, e larja e tyre (deri në bërryla) është prej farzeve, e kush mjaftohet duke larë prej kyçit të dorës e deri në bërryl nuk e ka plotësuar farzin që kërkohet, ai duhet ta përsërisë abdesin”. “Lulu Mekin mi fetave shejh ibn Xhibrin” f. 77.

Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Këtu do të ndalemi për të sqaruar atë që e kanë neglizhuar shumica e njerëzve, kur gjatë larjes së dorës prej shuplakës e deri në bërryl, duke menduar se larja e tyre ka përfunduar para larjes së fytyrës, e kjo nuk është e saktë, duhet që patjetër ti lajw duart prej majës së gishtave deri në bërryla”

Allahut i takon dija absolute.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi në gj. shqipe: albislam.com