A është e lejuar ngjyrosja e flokëve me ngjyrë të zezë në përgjithësi dhe për gruan që dëshiron të zbukurohet për bashkëshortin e saj, në veçanti?

A është e lejuar ngjyrosja e flokëve me ngjyrë të zezë në përgjithësi dhe për gruan që dëshiron të zbukurohet për bashkëshortin e saj, në veçanti?

0 1980

Pyetje: a është e lejuar ngjyrosja e flokëve me ngjyrë të zezë. Nëse nuk lejohet a ka ndonjë përjashtim për gruan, i bie fjala kur dëshiron ajo të zbukurohet për bashkëshortin e saj?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Ngjyrosja e flokëve me ngjyrë të zezë është një çështje divergjente në mesin e ulemave. Disa dijetarë ndajnë mendimin se kjo ndalesë vlen vetëm për burrat, pra përjashtohen gratë, mirëpo mendimi më i vërtetë është se kjo ndalesë është për të gjithë sepse i Dërguari, salallahu alejhi ve selem,  kur sollën Ebu Kuhafen pas çlirimit të Mekes, i cili ishte krejtësisht i thinjur, tha: “ndryshoni këtë të thinjur dhe ikni të zezës” (Muslimi)

Kur bëhet fjalë për zbukurimin e gruas për burrin e saj, më e mira dhe më e sigurta është ikja nga përdorimi i ngjyrës së zezë.

Ibnul Kajimi në “Tehdhib sunen Ebu Davud” thotë: “disa dijetarë ka lejuar përdorimin e ngjyrës së zezë për gruan që zbukurohet për burrin e saj. Ky është mendimi i Is-hak ibën Rahuvejh. Si duket ai mendon se ndalesa që është përmendur në hadith vlen vetëm për burrat. Për gruan lejohet ngjyrosja e duarve dhe këmbëve, gjë që nuk lejohet për burrin.”[1] Allahu e di më së miri!

www.islam-qa.com / albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri

[1] 11/173