A është e ndaluar qe femrat të shesin në vendet e tyre të punës si: dyqan, farmaci, treg etj.?

A është e ndaluar qe femrat të shesin në vendet e tyre të punës si: dyqan, farmaci, treg etj.?

0 2700

Pyetje: Selam alejkum, hoxhë i nderuar, kam një pyetje në emër të disa motrave, a është e ndaluar qe femrat të shesin (meshkujve dhe femrave) në vendet e tyre të punës si: dyqan, farmaci, treg etj.?

Përgjigje: Lavd-Falënderimi i takon vetëm Allahut…

Në thelb, sikur mashkullit ashtu edhe femrës i lejohet të blejë, të shesë, të japi borxh dhe të tjera në përgjithësi.

Allahu ka thënë:

“Allahu e lejoi shitblerjen ndërsa kamatën e ndaloi” (Bekare 275),

“O ju që besuat, mos e hani pasurinë mes jush me padrejtësi përveç nëse është tregti që bëhet me pëlqimin tuaj” (Nisa 29),

“O ju që besuat, kur i jepni hua njëri-tjetrit shkruajeni” (Bekare 282). Këto ajete janë të përgjithshme si për meshkujt ashtu dhe për femrat. Në gjeneratat e para gratë blinin e shitnin dhe askush nuk i qortonte.

Ajo femër, në atë vend pune duhet të jetë e kujdesshme të ketë mbulesën e duhur, sepse mund të frekuentojnë edhe meshkuj. Asaj i ndalohet të shfaqë stolitë e saja, të vijë e parfumuar apo të përzihet me meshkuj asisoj që mund të shkaktojë harame tjera. Ajo gjithashtu – për shkak të punës – nuk guxon të udhëtojë pa shoqërinë e mahremit (mashkull nga familja e ngushtë e saj). Këto që i përmenda janë të përgjithshme për çdo grua, pavarësisht a bën tregti apo jo.

Përveç kësaj që thashë, nëse qëndrimi i saj në atë vend pune nuk shkakton fitne për të ose ajo për dikë, atëherë, nuk prishë punë nëse gruaja punon në fushën e tregtisë.

Dijetarëve të Komisionit të Përhershëm për Fetva u është bërë kjo pyetje: “Kush është dispozita e të qenit të gruas tregtare, pavarësisht a është në udhëtim apo në vendin e saj?

Ata u përgjigjën: Parimisht tregtia dhe fitimi është i lejuar si për meshkujt ashtu edhe për gratë, si për ata që janë në udhëtim ashtu edhe për ata që janë në vendin e tyre… mirëpo nëse tregtia e femrës e sjellë në pozitë që të zbulojë stolitë që Allahu i ka ndaluar, sikurse udhëtimi pa mahrem apo përzierja me meshkuj asisoj që të shkaktojë fitne, atëherë nuk lejohet të merret me atë punë, madje duhet të ndalohet.” (Fetava Lexhne Daime 16/13).

Gjithashtu janë pyetur (17/13): “Kam një grua që dëshiron te merret me tregti në ditën e enjte në një vend ku mblidhen burra e gra. Ajo shkon me mbulesën e duhur, por a lejohet kjo?

Ata u përgjigjën: Asaj i lejohet të shkojë në atë treg, të blejë e të shesë nëse ka nevojë dhe është e mbuluar mirë, me mbulesë që nuk i tregon formën e trupit si dhe nuk përzihet me burra asisoj që të shkaktojë dyshimin. Por, nëse nuk ka nevojë për këtë punë, atëherë më mirë është ta braktisë atë”.

Burimi: albislam.com