A është ky hadith kudsij i vërtetë: “Unë i dua tre njerëz…?

A është ky hadith kudsij i vërtetë: “Unë i dua tre njerëz…?

0 3465

Pyetje: selam alejkum, i nderuar hoxhe, a është ky hadith kudsij i vërtetë: “Unë i dua tre njerëz por tre të tjerë i dua edhe më shumë. I urrej tre njerëz, ndërsa tre të tjerë i urrej edhe më shumë. E dua njeriun e devotshëm, por e dua edhe më shumë atë që është i ri dhe i devotshëm. E dua bujarin, por e dua edhe më shumë atë që është fukara dhe bujar. E dua njeriun e thjeshtë por e dua edhe më shumë atë që është pasanik dhe i thjeshtë. E urrej koprracin, por e urrej edhe më shumë atë që është pasanik dhe koprrac. E urrej mendjemadhin, por e urrej edhe më shumë atë që është fukara dhe mendjemadh. E urrej imoralin, por e urrej edhe më shumë atë që është plak dhe imoral”.

Përgjigje: alejkum selam ve rahmetullah, falënderimi i takon Allahut….

Ky hadith nuk bazë në librat e hadithit. Është një trillim i rrëfyesve, madje sipas asaj që kërkova duhet të jetë një trillim i vonshëm sepse nuk gjen ndonjë dijetar të vjetër që ka vlerësuar këtë hadith. Nëpër disa forume shkencore të hadithit hasa vlerësimin e disa hoxhallarëve siç është Alevij Sekkaf se hadithi është i trilluar.

Burimi: albislam.com