A është në rregull namazi i atij që buzëqesh duke u falur?

A është në rregull namazi i atij që buzëqesh duke u falur?

0 1774


Pyetja: Nëse muslimani buzëqeshet gjatë namazit, a obligohet të plotësojë namazin, apo të ndërpres dhe e përsërit të njëjtin namaz?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

Duhet që muslimani të jetë i kujdesur në namazin e tij e të largohet nga çdo gjë ia largon atij përulësinë, ngase ajo është thelbi i namazit, Allahu aze ve xhel, ka lavdëruar besimtarët me fjalën e Tij: “Me të vërtetë, shpëtuan besimtarët, të cilët, në namazin e tyre janë të përulur“. Mu’minun, 1-2.

Dhe padyshim se prej gjërave që largojnë përulësinë është edhe buzëqeshja në namaz.

Ndërsa dispozita e buzëqeshjes në namaz është se nuk e prish namazin. Shiko librin “Mevsuah Fikhije” 27/124.

Ibn Kudameja, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Ibn Mundhiri ka thënë: të gjithë dijetarët kanë konsensus se të qeshurit e prish namazin, dhe shumica e dijetarëve janë të mendimit se vetëm buzëqeshja nuk e prish namazin”. Libri “Mugni” 1/394.

Shejhulislam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Buzëqeshja në namaz, nuk e prish namazin, ndërsa të qeshurit me zë e prish namazin”.

Neveviu ka thënë: “Mendimi jonë për buzëqeshjen në namaz është se nuk i bën dëm namazit”.

Pra, nëse nuk e prish namazin,atëherë ai e plotëson namazin e nuk e ndërprenë, por duhet të largohet nga gjërat që afrojnë prishjen e namazit.

Por sa i përket të qeshurit me zë gjatë namazit, për më tepër lexoni fetvan në vijim: Të qeshurit me zë gjatë namazit

Shejh Muhamed ibn Salih Munexhid

islamqa.com

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM