A është patjetër të pritet kurbani për fëmijën e porsalindur, apo për fëmijën për të cilën nuk është therur kurbani?

A është patjetër të pritet kurbani për fëmijën e porsalindur, apo për fëmijën për të cilën nuk është therur kurbani?

Pyetje: Allahu më ka begatuar me një fëmijë, dhe kam dëgjuar se burri im duhet të therë për te dy desh, nëse nuk ka mundësi për shkak të borxheve të shumta a bie ky obligim nga ai?

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut…

Së pari:

Dijetarët kanë tre kundërthënie mbi dispozitën rreth kurbanit  për fëmijën (akikën):

Disa prej tyre thonë se është vaxhib, disa tjerë thonë se është e preferuar kurse të tretët thonë se është sunet i fortë.  Ky i fundit është mendimi i preferuar me argumente.

Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva kanë thënë: “Akika është sunet i fortë, për foshnjën mashkull priten dy desh,  e për femër një dash. Theret në ditën e shtatë, e nëse e vonon nga e shtata lejohet ta therë në çfarëdo kohe, nuk ka mëkat nëse e vonon, por më së miri është therja sa më herët.[1]

Mirëpo ata nuk kanë kundërthënie në atë se nuk i obligohet të varfrit, e aq më tepër atij që ka borxhe, e nuk i jepet përparësi asaj që është më e madhe se akikeja sikurse që është haxhi mbi kthimin e borxhit.

Për atë akikja nuk është e detyrueshme për juve për shkak mungesës materiale të burrit tuaj.

Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva janë pyetur:

Nëse kam disa fëmijë, dhe për asnjërin nuk kam ther kurban për shkak të furnizimit të mangët, ngase jam njeri i punësuar, por paga ime është e kufizuar dhe nuk mjafton as për shpenzimet mujore, pra cila është dispozita e akikës për fëmijët  e mi?

Janë përgjigjur:

Nëse gjendja është ashtu siç thoni nga posedimi i pakët dhe të ardhurat nuk ju mjaftojnë pos për shpenzimet elementare, atëherë nuk ka mëkat për ty nëse ti nuk ther kurban për fëmijët e tu, mbështetur në fjalët e Allahut “Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij.” Bekare, 286.

“nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi.” Haxh, 78.

“sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut.” Tegabun, 16.

Po ashtu, nga i Dërguari salallahu alejhi ue selem transmetohet të ketë thënë: “Kur t’ju urdhëroj me një urdhër, zbatoni aq sa keni mundësi e kur t’ju ndaloj nga një gjë largohuni prej saj.” E kur të të mundësohet atëherë fillon ta veprosh.[2]

Dijetarë e Komisionit të Përhershëm po ashtu janë pyetur: Një njeri kishte fëmijë për të cilët nuk kishte therur akika, ngase ishte në gjendje varfërie, pas një kohe Allahu e pasuroi, a detyrohet të ther kurbanet për fëmijët e tij?

Janë përgjigjur: Nëse gjendja është ashtu siç tregoni, ai duhet të ther për secilin prej tyre nga dy desh.[3]

Shejh ibn Uthejmini është pyetur: “Një njeri ka disa djem dhe vajza, dhe nuk ka ther akika për asnjërin prej tyre nga injoranca apo nga pakujdesia, e disa prej fëmijëve tani janë të rritur, me çka detyrohet ai?

Është përgjigjur:

“Nëse ther kurban për ta, tani, është mirë, nëse ka qenë i paditur, apo nëse ka thënë: nesër do të ther për ta, mirëpo është vonuar saqë ka kaluar një kohë e gjatë, por nëse ka qenë i varfër në kohën kur është dashur të ther, nuk ka mëkat për te”

Ashtu siç nuk është obligim për familjen e tij të therin në vend të tij, edhe pse është e lejuar një gjë e tillë për ta, siç veproi i Dërguari salallahu alejhi ue selem për nipat e tij Hasanin dhe Husejnin.

Dy:

Nëse bie ndesh haxhi me akikan atëherë i jepet përparësi haxhit detyrimisht, e nëse dëshironi të therni për fëmijët tuaj, lejohet edhe pse janë të mëdhenj, nuk është patjetër të thoni para të ftuarve se është akika, e as që u lejohet atyre të tallen me veprën tuaj, ngase keni vepruar të drejtën, e as që është patjetër të përgatitet ushqimi dhe të ftohen njerëzit por lejohet të shpërndahet mishi me nijet për akika.

Dijetarët E komisionit të Përhershëm kanë thënë: Akika është ajo që theret në ditën e shtatë të lindjes, në shenjë falënderimi ndaj Allahut për fëmijën që ia ka dhuruar, djalë apo vajzë qoftë, është sunet, bazuar në hadithet që flasin për këtë, kush ther për fëmijën e tij le t’i ftojë njerëzit në shtëpinë e tij të hanë, siç ka të drejtë të shpërndajë mishin të varfërve, familjarëve, fqinjëve, shoqërisë etj.

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Fetava lexhnetu daime 11/439.

[2] Fetava lexhnetu daime 11/436, 437.

[3] Fetva lexhnetu daime 11/441, 442.

GJITHASHTU NË ALBISLAM