A është puna një nga justifikimet për të cilat lejohet të vonohet namazi përtej kohës së vet?

A është puna një nga justifikimet për të cilat lejohet të vonohet namazi përtej kohës së vet?

0 965

Pyetja: Unë punoj në një kohë kur nuk më lejohet të kryej namazin e sabahut dhe të drekës. A më lejohet mua që t’i fali ato në një kohë, pasi të përfundoj punën?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Nuk lejohet për një musliman të vonon namazin përtej kohës, pa asnjë arsye legjitime. Arsyetime legjitime janë ato të cilat e lejojnë një musliman të kompenzon namazin pasi të del koha e tij; si gjumi dhe harresa. Kryerja e punëve të kësaj bote nuk është arsye për të mos u falur apo për ta vonuar atë derisa të mbaron koha e tij. Një nga karakteristikat e besimtarëve të sinqertë është se ata nuk i shkëput biznesi ose tregtia nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit.

Allahu thotë: “Në xhamitë, që u ngritën me urdhërin e Perëndisë dhe në të cilat përmendet emri i Tij – Atë e lavdërojnë, në mëngjes dhe mbrëmje, njerëzit, të cilët shitblerja nuk i pengon në të përmendurit e Perëndisë dhe të cilët bëjnë namazin dhe japin zeqatin, dhe të cilët druajnë nga Dita, në të cilën zemrat dh shikimet janë të shqetësuara, (e lavdërojnë Perëndinë) që Perëndia t’i shpërblejë ata me dhuratat më të mira për atë që kanë punuar, e që t’jua shtojë atyre dhuntinë e Tij. E, Perëndia e furnizon kë të dojë, pa llogari.” Nur, 36-38.

Abdurrahman Sadij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Edhe pse këta njerëz ishin të angazhuar në tregti, shitblerje, për çfarë nuk ka asnjë ndalesë, por që nuk bëri që ata t’i japin përparësi para (përmendjes së Allahut, kryerjes së namazit dhe dhënies së zeqatit. Por, ata vendosën bindjen ndaj Allahut, adhurimin e Tij në vend të parë, qëllim të tyre përfundimtar dhe çdo gjë që ndërhynte (t’i pengon) mes tyre dhe këtij qëllimi, ata e kundërshtonin atë.

Pasi që braktisja e kësaj bote është e vështirë për shumicën e njerëzve,  përfitimi dhe llojet e ndryshme të tregtisë janë të dashura për ta, dhe është e vështirë që t’i lënë, në shumicën e rasteve, dhe është e rëndë për ta që t’i japin përparësi të drejtave të Allahut, andaj Allahu përmend çfarë do të motivojë dhe inkurajojë ata, siç thotë Ai: “Ata i frikësohen një dite kur zemrat dhe sytë do të shemben (nga tmerri i dënimit të Ditës së Ringjalljes)” – për shkak të tmerreve dhe vuajtjeve të tij. Për këtë arsye ata u frikësuan nga ajo ditë, kështu që veprimi bëhet më i lehtë për ta, që ata të përpiqen për jetën tjetër dhe të heqin dorë nga ajo që i preokupon nga ajo.” Tefsir Sadi.

Në lidhje me obligueshmërinë e namazit dhe kohën e tij, Allahu thotë: “Me të vërtetë, namazi është obliguar për besimtarët në kohë të caktuar” Nisa, 103

Shejh Abdurrahman Sadi ka thënë: Kjo do të thotë se është obliguar në kohën e tij, gjë që tregon se ajo është e detyrueshme dhe se ajo ka një kohë, që nuk është e vlefshme në çdo kohë tjetër. Këto janë kohët që janë të njohur edhe në mesin e muslimanëve, të rinj dhe pleq, dijetarë dhe injorantë. Ata këtë e mësuan nga Profeti i tyre Muhamed, -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!-, i cili ka thënë: “Faluni, siç më keni parë mua duke u falur” Fraza “për besimtarët” tregon se namazi është peshore e besimit, dhe sipas besimit të njeriut është edhe namazi i tij, plotësohet e përsoset.” Tefsir Sadi.

Dhe Allahu thotë, duke paralajmëruar ata që vonojnë namazin deri jashtë kohës së tij me pa arsye: “E, pos tyre, erdhën breznitë (e shëmtuara), të cilat harruan namazin dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të hasin në të keqe (në humnerën e skëterrës), përpos atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë (vepër) të mirë! Këta do të hyjnë në xhennet dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë dëmi.” Merjem, 59-60.

Dhe Allahu thotë: “Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm (të harrueshëm).” Maun, 4-5.

Ibn Kethiri ka thënë:

“Është transmetuar nga Ibn Mes’ud se i është thënë atij, se Allahu përmend shpesh namazin në Kur’an: “ata të cilët janë të pakujdesshëm (të harrueshëm) ndaj namazit.” Maun, 5. dhe “të cilët në namaz janë të vazhdueshëm.” Me’arixh, 23 dhe “dhe ata kujdesen për kryerjen e namazit të tyre.”En Am, 92. Ibn Mesudi ka thënë: (Kjo do të thotë) Në kohëra të caktuara. Ata thanë: Ne kemi menduar se këto vargje kanë të bëjnë për lënësin. Ai tha: Kjo është kufr (për lënësin).

Evzaiu përcjell nga Ibrahim ibn Jezid, se Umer ibn Abdul-Aziz ka lexuar: “E, pos tyre, erdhën breznitë (e shëmtuara), të cilat harruan namazin dhe ndoqën epshet e veta.” Merjem, 59. Ai tha: “Humbja e namazit nuk do të thotë se ata e kanë braktisur atë, por ajo që do të thotë është se ata kanë humbur kohën e duhur.” Tefsir Ibn Kethir, 3/128-129.

Pra, nuk është e lejuar që të vonohet namazi nga koha e duhur bazuar në arsyetimin e punës. Në qoftë se nuk mundet të falesh në kohë gjatë punës, atëherë duhet të largohesh nga kjo punë dhe të kërkosh një punë tjetër e cila nuk do të shkaktojë që ju të humbasni namazin. Muslimani i mençur nuk duhet të ekspozojë veten në kërcënimin e Zotit të tij, e as të shesë fenë e tij për intersa të kësaj bote.

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com / islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli