A i lejohet femrës t’i heq apo shkurtojë flokët?

A i lejohet femrës t’i heq apo shkurtojë flokët?

0 3119

Pyetje: A i lejohet femrës t’i heq apo shkurtojë flokët?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:

Në esencë gjithçka lejohet përderisa të mos del në pah argumenti që ndalon ndonjë veprim të caktuar. Shkurtimi i flokëve për myslimanen, parimisht lejohet, mirëpo dijetarët kanë shtruar disa kushte, prej tyre:

  1. Shkurtimi të mos bëhet me qëllim që të përngjasohet me jomyslimanet dhe të mos bëhet në atë model që është karakteristik për jomyslimanet.
  2. Të mos përngjasohet me kafshë të caktuara duke ju dhënë forma të çuditshme në pamje apo në emërtime.
  3. Të mos bëhet rrojtja e kokës në tërësi
  4. Të mos shkurtohen flokët në atë mënyrë që s’i pëlqejnë bashkëshortit (për ata femra të cilat janë të martuara).

Nëse largohen këto pengesa, atëherë lejohet që myslimaneje t’i shkurtojë flokët e saj. Këto kushte janë marrë përgjigjet e dijetarëve Abdulaziz ibën Baz  (2/515) dhe Salih Feuzan (Fetaval mer’etil muslimeh)

Në Sahih Muslim është shënuar fjala e Ebu Seleme ibën Abdurahmanit i cili ka thënë: “bashkëshortet e të Dërguarit shkurtonin flokët e tyre aq sa (gjatësia që mbetej) i kalonte veshët.” (Kitabul hajd)

Përgatiti: Agim Bekiri

Burimi; albislam.com