A JAM UNË PREJ TYRE?

A JAM UNË PREJ TYRE?

0 2790

Kalojnë pranë njeriut raste që e bëjnë të kthejë shikimin në jetën e tij tërësisht, dhe ta bëj të shohë këtë botë me një këndvështrim tjetër nga ai që është mësuar ta shohë zakonisht gjithësinë. Këndvështrime të zmadhuara për realitetin, të cilin ndoshta ka qëndruar me vite të tëra larg nga shikuesi i tyre, apo ndoshta ai është i cili e ka larguar atë nga pikëpamja e tij me gjithë dëshirën e tij, e kur sheh gjërat në madhësinë e realitetit të tyre, pendohet që është privuar kaq vite nga jeta e tij nga dhuntia e shikimit, porse thuaj edhe nga mprehtësia. Allahu thote: ”…Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në krahëror”. Haxhxh: 46.

Atë natë u përpoqa të flejë e kujdeshme, porse kaluan orë të tëra dhe unë ende isha e zgjuar në shtratin tim, nuk e di pse. Ndoshta ndjeja në brendinë time se në këtë natë do të ketë gjurmë në jetën time tërësisht, apo ndoshta nefsi im është ai që ka filluar të ndjejë se ai po jeton një jetë të mbushur me kontradita dhe ndarje nga personaliteti, apo ka ndjerë se kam nevojë të bëj paqe me nefsin tim, por edhe me botën dhe të ndjejë kënaqësinë e adhurimit ndaj Allahut, kënaqësi që nuk krahasohet me asnjë kënaqësi, dhe jete që nuk krahasohet me asnjë jetë.

Kam patur zakon që kur binte nata dhe lëshonte mbulimin e qetësoheshin zërat dhe e gjeja vetën të vetmuar, të dobët, kthehesha në namaz dhe Kur’an, ndjeja një kënaqësi të çuditshme me (namazin dhe Kur’anin) në atë kohë të vonë. Sa herë që lexoja Kur’an në atë kohë ndjeja sikur notoj me gjithë kozmosin, ndjeja sikur zemra ime është pastruar nga çdo gjë që iu është varur prej njollave të ditës dhe sikur me dhurohej një zemër e re.

Hapa Kur’anin dhe fillova të lexoj nga kaptina Bekare gjer sa arrita tek ajeti: ”Ka disa njerëz që thonë: ”Besojmë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit, por në të vërtetë ata nuk janë besimtarë”. (Bekare: 8). U ndjeva sikur unë këto ajete po lexoja për të parën herë, përkundër asaj që unë kisha lexuar ato ajete vazhdimisht, por asnjëherë nuk kam ndjerë fjalët e saja, përveçse në këteë dite, dhe e pyeta veten: për çudi, kush është ai popull që pretendon imanin?! Ajetet natyrisht flasin për ata që kanë nifak të besimit në zemrat e tyre dhe jo të punëve. Përkundër gjithë kesaj, a mundet që dikush prej muslimanëve të ketë disa prej cilësive të tyre? A mundet që dikush të thotë me gjuhën e tij se beson në Allahun dhe në ditën e gjykimit, por përgënjeshtron këtë me punët e tij? Gjendja e tij është sikur e atij që nuk beson se ka Zot që është afër, shikon dhe dëgjon, gjendja e tij sikur do të jetojë përgjithmonë në këtë botë të argëtohet dhe të luaj dhe ka harruar se do të vdes një ditë, ka bërë padrejtësi dhe tirani në toke dhe ka harruar se ka nje ditë që do të llogaritet për ato? Ka harruar se Allahu është Ai që e sheh dhe e dëgjon, i Cili e ka krijuar dhe Atij nuk i fshihet çështja e tij dhe se Ai (Allahu) do ta llogarisë, ka harruar se atje ka një zjarr për ata që mëkatojnë dhe kthejne shpinën dhe ikën, dhe se atje ka kopshte për ata që jane nënshtruar dhe përulur.

Vazhdova të lexoj ajetet: ”Ata përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por në të vërtetë mashtrojnë vetëm vetveten, megjithëse nuk e ndjejne”. (Bekare: 9). Nefsi im filloi të urrejë këtë lloj të njerëzve të cilët fshehin kufrin dhe shfaqin islamin, për sa kohë që kanë poshtërsi, dinakëri dhe mashtrim, u ndjeva se ata janë njerëzit më të poshtër në këtë gjithësi, pse jetojnë me dy fytyra, sa shumë urreëj dyfytyrëshat, por a nuk ka të atillë që pretendojnë udhëzimin, besimin, devocionin, frikën për të kënaqur njerëzit dhe nuk ka në zemrën e tij asnjë prej tyre? A nuk ka të atillë që nuk ngopen me atë që iu jepet dhe veshin petkun falso? Madhërimi i njerëzve dhe kënaqja e tyre në zemrën e tij është më me rëndësi se sa madhërimi dhe kënaqësia e Allahut. Ajo që është me rëndësi për atë është t’I thonë njerëzit i devotshëm, i udhëzuar dhe nuk i intereson se çka thotë Allahu për atë? Pamja e tij para njerëzve është më me rëndësi tek ai, se se pamja e tij para Allahut.

Allahu thotë: ”Në zemrat e tyre ka një sëmundje, të cilën Allahu ua shton. Ata i pret një dënim i dhimbshëm, për shkak të hipokrizisë së tyre”. (Bekare: 10). Në zemrat e tyre ka sëmundje, sigurisht që nuk është sëmundje e gjymtyrëve, por sëmundje ndijore, dhe sa shkatërruese është kjo sëmundje kur mbush zemrën dhe godet gjithë trupin, gjithashtu godet edhe shpirtin dhe keshtu trupi bëhet varr për zemrën. E nëse sëmundja e tyre është sëmundje e besimit, atëherë sa prej muslimanëve janë të vdekur edhe nëse janë të gjallë, sa prej muslimanëve ka që mbushin zemrën me dyfytyrësi, syefaqësi, ego, mendjemadhësi, lakmi, kështu i vdes zemra dhe trupi duke qenë gjallë. Gjithsesi kjo zemër shkatërron pronarin e saj dhe bën të harrojë Zotin e tokës dhe të qiejve, bën që pronari i saj të vuaj dhe të dobësohet nga vështirësia ditë pas dite. Allahu thotë: ”Kur u thuhet: ”Mos bëni çrregullime në tokë!” –ata thonë: Ne bëjmë vetëm përmirësime nëtoke”. Por jo! Në të vërtetë, pikërisht ata janë shkaktarët e çrregullimeve, ndonëse nuk e ndjejnë”. (Bekare: 11-12).

Kjo tregon shkallën e fshierjes së mprehtësisë për të dalluar mes të mirës dhe të keqes, por për fat të keq shumë prej muslimanëve janë bërë të tillë, ka prej tyre që lejojnë haramin, dhe ndalon hallallin dhe bën hile në sheriat. Ka prej tyre që bartin fjalë, pergojojnë, shpifin, tradhëtojnë, gënjejnë dhe mendon për veten se është duke bërë vepra të mira. Ka prej tyre që marrin kamatën, ryshfetin, zoterojnë mashtrimin dhe atë e quajnë jo me emrin e saj dhe mendojne se janë duke bërë vepra të mira. Allahu i mashtron ata si shpërblim të dinakërise së tyre dhe i zhytë edhe me thellë nga nuk e kuptojnë. Më ka ikur mendja larg, larg nga ajetet dhe rastësisht u ndejva se atop o flasin për mua, i gjithë shiriti i jetës time kaloi para meje dhe fillova të paramendoj veten njëri prej tyre, kujtova diten kur mora nga sheriati atë që është e lehte për mua dhe lash atë që nuk ishte e lehtë, me argumentin se kjo është më me interes për këtë kohë, por… ne nuk jemi në kohën e shokëve të Muhamedit alejhi selam dhe kjo nuk është koha kur mund të praktikohet feja në të gjitha pikëpamjet e saja, dhe këtë që po e veproj është e gjithe e mira…por, ata thanë: “Ne bëjmë vetëm përmiresime në tokë”!!!

Allahu thotë: ”Kur atyre u thuhet: besoni edhe ju ashtu siç kanë besuar njerëzit e tjerë, ata thonë: ”Vallë, a të besojmë edhe ne ashtu siç besojnë mendjelehtët?! Në të vërtetë, pikërisht ata janë mendjelehtët, por nuk e dinë këtë”. (Bekare: 13). Sa janë tallur mosbesimtarët me muslimanët dhe janë qeshur me ata, ky është zakoni i tyre, edhe në kohën tonë gjenë që tallen me fenë dhe me praktikuesit e saj, qeshin dhe mendojnë se ata nuk e kuptojnë botën dhe realitetin, mendojne se janë të marrë dhe nuk punojnë për këtë bote, e as që zotërojnë tregtinë e saj. Porse kanë harruar ata se tregtia e vërtetë është tregtia me Allahun, kjo është tregtia që nuk humbet asnjëherë, porse ky lloj i njerëzve të marrë nuk e kuptojnë dunjanë, edhe pse mendon se e kupton atë, mendon se është i mprehtë dhe dinë si të fitoj pasurinë dhe të arrinë në pushtet dhe fame, qoftë edhe në kurriz të moralit dhe fesë së tij me çdo mjet dhe burim qoftë, po është i marrë dhe do ta mësojë atëherë kur do t’i arrijë shpirti në fyt dhe ta lë atë pasuria, pushteti dhe fama, dhe në atë kohë nuk do të gjejë punë të mirë me të cilën e takon Allahun, por gjenë zjarrin e xhehenemit. Ska dyshim se i marrë në pikëpamjen e tij është ai që adhuron Allahun, por jo edhe në pikëpamjen e Allahut është keshtu, por i marrë është ai që imagjinon se në veten e tij ka urtësi, zgjuarësi me të cilën mundet të kapë shkopin në mes dhe të gjitha palët. I marrë është ai që mendon se është me i ditur se Allahu në dispozitat dhe ligjet e Tij, i marrë është ai që dëshirat e veta i ka bërë Zot.

Allahu thotë: ”Kur takohen me besimtarët, ata thonë “besojmë”, por, kur mbesin vetëm me djajtë e tyre, thonë: ”Në të vërtetë ne jemi me ju, ne vetëm po talleshim”. (Bekare: 14).

Po zotërojnë ngjyrimin, dyfytyrësinë dhe aktrimin, edhe sot ka të atille që veprojnë kështu, me njerëzit e fesë i gjenë të devotshëm, ndërsa me njerëzit e dunjasë e gjenë të pamoralshëm, takojnë hoxhallarët me respekt dhe devotshmëri, e kur dalin nga xhamtë heqin petkun e devotshmërisë dhe veshin petkun e dunjasë, bëjnë mëkate dhe gjynahe, nëse vetmohen me të ndaluarat e Allahut, i veprojnë ato dhe nuk i ruajnë. O Allah, a i di Kur’ani natyrshmëritë e njerëzve me kaq precizitet, o Zoti im unë jam ajo që ajetet flasin për atë, jo… a mund të jem une?!!! Po, vërtete jam unë…, kam shfaqur besimin para besimtarëve, dhe kam shfaqur të kundërten apo të paktën nuk ia kam tërhequr vërejtjen atyre që kanë rënë në dënimet e Allahut, dëshiroj të kënaqë gjithë palet, çka është e Allahut e Allahut, çka është e Cezarit e Cezarit… I thoja unë vetes a jam unë që rregulloj këtë gjithësi? Do të humbas të njohurit dhe pas kësaj do të mbetem e vetme, e huaj dhe ndalen interesat? Po. Unë jam ajo që ajetet flasin për to, sa kontradiktore që jam?!

Pastaj lexova: ”Allahu do të tallet me ata dhe do t’i lërë një kohë të gjatë që të bredhin verbërisht në mendjemadhesinë e tyre. Pikërisht këta janë ata që kanë këmbyer udhëzimin me humbje, kështuqe tregtia e tyre nuk u solli kurrfarë dobie dhe as nuk ishin të udhëzuar në rrugën e drejtë”. (Bekare: 15,16).

Për fat të keq, nuk e kanë luajtur lojën mirë, dhe nuk e kanë kuptuar realitetin e dunjasë, se ajo është vend i sprovave dhe provimeve, dhe se ajo patjetër do të tretet dhe se ahireti është botë e qëndrueshme, dhe Zoti i robërve të tij është i pamundur të mashtroëj ndokend. Ka dështuar tregtia e tyre, dhe mësuan se dunjaja ishte një vegim. Atë kohë fillova të qajë, vallë a ka mbaruar shanci im, a e meriton dunjaja që të humbi atë që më ka krijuar? A e meriton dunjaja, të njohurit dhe shokët që të tallet me mua Zoti i qiejve? Sa do të humbisja sikur të mos zgjohesha nga kjo pakujdesi?!

Në atë kohë gjithësinë e mbuloi ezani i sabahut në mëngjesin e ditës së re dhe me jetë të re që e mbushë atë me dashuri ndaj Allahut. Nga Xhubejr b Nufejr thotë: kam hyrë në shtëpinë e ebu Derda në Humes, ndërsa ai ishte duke u falur në xhami, kur u ulë ne uljen e fundit, filloi të kërkoj mbrojtjen e Allahut nga dyfytyrësia, e kur mbaroi i thash: Allahu të faltë, o ebu Derda, çka ti dhe dyfytyrësia? Tha: “O Allahu im, më fal- tre herë– kush është i sigurte nga sprova? Pasha Allahun, vërtetë njeriu sprovohet në një çast dhe kthehet nga feja e tij”.

O Allah, ne kërkojm mbrojtjen tënde nga mosbesimi dhe hipokrizia.

Motra juaj: Merva Jahja

Përshtati: Valdet Kamberi

GJITHASHTU NË ALBISLAM