A JE TI NJË KUNDËRSHTAR I PRINDËRVE?

A JE TI NJË KUNDËRSHTAR I PRINDËRVE?

0 1419

Mosrespektimi i prindërve është prej mëkateve te mëdha. Thotë Muhammedi, alejhis-selam: “Mëkatet e mëdha janë: Përshkruarja shok Allahut (shirk), vrasja e njeriut dhe mosdëgjimi i prindërve.”

Muslimani duhet të jetë i pajisur me dashurinë ndaj prindërve dhe me mos shkëputje të marrëdhënieve sepse në një gjendje të tillë muslimanit i kanoset rreziku i shkatërrimit të vetvetes dhe humbjes së dunjasë duke qenë në dunja dhe humbjen e xhennetit në ahiret.

Në mënyrë që të mos jesh vëlla i nderuar dhe ti motër fisnike personazh/e i një drame të tillë të hidhur eja me ne që ta zbulosh veten se a je mëkatar me sjelljen tënde ndaj prindërve apo jo, duke u pergjigjur në pyetjet vijuese. Duke llogaritur për çdo përgjigje me A- 7 poena, për çdo përgjigje me B- 5 poena dhe për çdo përgjigje me C- 3 poena.

1) Nëse prindërit kërkojne nga ti diç që nuk është në kundërshtim me parimet islame

A          nuk u përgjigjesh dhe ik prej tyre

B          hidhërohesh, përton dhe e vonon kryerjen e asaj çështjeje

C          iu përgjigjesh menjiherë

2) Nëse je i martuar dhe të vijnë prindërit në vizitë kurse ti ke një takim, në mbrëmje, jashtë shtëpie

A          u kërkon falje dhe kërkon të të vizitojnë ndonjëherë tjetër në kohë të duhur

B          ulesh pak me ta e del duke u arsyetuar për takimin

C          perpiqesh për anulimin e takimit që të qëndrosh me ta

3) Nëse të janë plakur prindërit ose njëri prej tyre dhe kanë arritur moshën e pleqerisë së thellë

A          përpiqesh ti dërgosh në qendra të pleqve

B          pajtohesh me vëllezërit e tu për përcaktimin e një orari të caktuar për mbikqyrjen e tyre

C          ua hap dyert e shtëpisë sate pa asnjë përcaktim kohor

4) Nëse babai të ndalon nga ndonjë çështje; qoftë udhëtim apo martesë

A          nuk e respekton dhe e bën ate vepër

B          me kalimin e kohës, mundohesh ta bindësh

ate se ajo çështje është e dobishme për ty

C          hjek dorë nga ajo çështje

5) Nëse prindërit kanë nevojë për ndonjë operim dhe për këte u duhet një shumë e caktuar të hollash

A          u kërkon falje dhe nuk u ndihmon

B          ua jep një pjesë dhe u thua që tjetrën ta kërkojnë nga vëllezërit tjerë dhe të afërmit

C          shpejton në dhënien e parave

6) Nëse i sheh shokët e babait tënd në treg apo gjetiu

A          i shmangesh takimit me ta dhe përpiqesh për t’u larguar prej tyre

B          i përshëndet dhe takohesh me ta vetëm në ndonjë ceremoni rasti

C          i respekton dhe pyet për ta, mu sikur babai yt do kishte pyetur për ta

7) Nëse shtron ndonjë drekë ose darkë për shokët dhe të afërmit

A          nuk i fton prindërit

B          i fton ndonjëherë

C          ata janë të ftuarit e parë

8)         Në situata kur gruaja jote kërkon diç kurse nëna kërkon të kundërtën e saj

A          i përgjigjesh kërkesës së gruas e jo të nënës

B          mundohesh t’i bashkosh dy kërkesat e t’u përgjigjesh të dyjave

C          i pergjigjesh kerkesës së nënës së pari e pastaj shikon për ate të gruas

9)         Nëse bartesh në një shtëpi të re dhe nda¬hesh nga familja

A          e konsideron veten, gruan, femijët, shtëpi¬në tënde si të pavarur nga familja jote. Nuk i vizi¬ton e as që interesohesh për ta.

B          dëgjohesh me ta nëpërmjet telefonit, vetëm gjatë festave

C          i viziton rregullisht dhe je në lidhje me ta, në të mirë dhe në fatkeqësira

10)        Nëse paraqitet ndonjë problem mes teje dhe prindërve

A          i nderpret marëdhëniet dhe nuk flet me ta

B          largohesh për një kohë për ta qetësuar problemin, pastaj kthehesh dhe mundohesh eli¬minimin e atij problemi

C          mundohesh aty për aty ta eliminosh duke mos u shkaktuar atyre asnjëfarë të keqe apo dëm, në asnje formë, qoftë fjalë apo diç tjetër .

*Tani mblidhi poenat e tu. Nëse i ke në mes të 55-70. Ke kujdes sepse ti je një mosrespektues i prindërve dhe mëkatar me sjelljen tënde ndaj tyre. Ke kujdes sepse ke rënë në njërin prej mëkateve më të mëdha andaj mundohu të përmirësohesh sa më pare që mundesh.

*Nese ke mes 40-54. Ti je bëmirës ndaj prindërve por tento të përmirësohesh edhe në çështjet e mbetura, shpeshtoje vizitën e tyre dhe përforcoi lid hjet me ta.

*Nese ke mes 30-39. Ti ke fituar kënaqesinë e prindërve e së bashku me te, inshaAllah, edhe te Allahut të Lartmadhëruar. Vazhdo në këtë gjendje që ta fitosh ahiretin tënd.

Na bëftë Allahu prej atyre që i respektojnë prindërit dhe çdo here u janë atyre në shërbim. Amin!!!

Përktheu: Sedat Islami

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 298