A ju lejohet myslimanëve t’ua japin votën qafirave të cilët janë më pak të dëmshëm për myslimanët ?

A ju lejohet myslimanëve t’ua japin votën qafirave të cilët janë më pak të dëmshëm për myslimanët ?

0 3049

Pyetje: Disa myslimanë të cilët jetojnë në shtetet jo islame dëshirojnë ta dinë se vallë a lejohet të marrin pjesë në zgjedhje dhe t’ua japin votën partive jo islame. Ata thonë se disa parti të caktuara do t’ju ndihmojnë myslimanëve po që se fitojnë në zgjedhje.

 

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Kjo çështje është nga meselet në të cilat fetfaja dallon në gjykimin për të, varësisht nga koha, vendi dhe situata, andaj në këtë çështje nuk jepet gjykimi në përgjithësi në të gjitha vendet në të gjitha rastet ose rastet të pritura.

Në disa raste kjo formë votimi nuk ia vlen kur myslimanët nuk kanë kurrfarë dobie, ose myslimanët nuk janë faktorë me votën e tyre, ose kur pjesëmarrja e tyre ose mospjesëmarrja në zgjedhje nuk ruan kurrfarë roli, i njëjtë është rasti kur të dy partitë që janë për tu zgjedhur kanë qëndrime të këqija për myslimanët…

Ndonjëherë dobia sheriatike çon deri tek votimi, shikuar në aspektin zvogëlimit të sherrit ose zvogëlimit të dëmit, siç është rasti kur kandidatët janë jomysliman, mirëpo kur ndodh që njëri më pak i armiqëson myslimanët nga tjetri, si dhe myslimanët janë faktorë për zgjedhjen e tij, atëherë në këtë rast nuk prishë punë po që se votojnë myslimanët.

Sidoqoftë kjo është një nga meselet ixhtihadije (çështje e paprerë) e ngritur mbi rregullën “dobitë dhe dëmet”, ku në kësi raste duhet t’ju referohemi dijetarëve të cilët i njohin rregullat e kësaj bazë, si dhe t’jua tregojnë këto çështje në detaje, duke përfshirë gjendjen e shtetit në të cilën jetojnë komunitetin mysliman dhe kanunet e atij vendi, gjendjen e kandidatit, si dhe rëndësinë e votimit dhe dobinë nga ajo e të ngjashme.

Andaj të mos keqkuptojë dikush se ai i cili e lejon të votohet është i kënaqur me kufër dhe e ndihmon atë, mirëpo ai një gjë të tillë e bën për të mirën e myslimanëve e jo nga shkaku se e do kufrin apo pasuesit e saj, sepse myslimanët janë gëzuar me fitoren e romakëve ndaj persianëve, njashtu siç janë gëzuar myslimanët me fitoren e Nexhashiut në Etiopi, kur dikush dëshiroi t’ia merr pozitën atij, një gjë e tillë është e njohur në sire (biografinë e Pejgamberit alejhi selam) ndërsa ai i cili e sheh të mos voton nga devotshmëria një gjë e tillë i lejohet dhe Allahu e di më se miri

Përktheu: Nexhat Ceka .

www.islamqa.com / albislam.com