A ka përdorë Ebu Bekri fjalë të ndyra?

A ka përdorë Ebu Bekri fjalë të ndyra?

Pyetje: Disa kur flasin fjalë të ndyra, apo shajnë, kur këshillohen, ata argumentohen se Ebu Bekri ka përdorur fjalë të ndyta. Ata thonë edhe se Ebu Bekri ka sharë në prani të Pejgamberit, e Ai salAllahu alejhi ue selem nuk i ka thënë gjë.

Përgjigje: Këta që veprojnë kështu kanë bërë shpifje të madhe ndaj Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, ndaj Ebu Bekrit dhe bëjnë padrejtësi të madhe. Këta janë zullumqarë shpifës. I shtrembërojnë argumentet dhe kjo sjellje e tyre u ngjan çifutëve. Së pari, këta kanë lënë anash të gjitha argumentet, që flasin për moralin dhe për braktisjen e fjalëve të ndyta dhe argumentohen me rastin e Ebu Bekrit për t’u sharë kur të dëshirojnë?! Ebu Bekri në përballjen me mushrikët që provokuan muslimanët para betejës së Bedrit, ua ktheu atyre duke iu thënë “Shkoni lëpijani organin idhujve tuaj!” Përveç kësaj nuk dihet që Ebu Bekri të ketë përdorur më fjalë të ndyra. Këtë rast disa mendjelehtë e përdorin si argument për t’u sharë kur të duan dha si të duan. Më e keqja është se kur i këshillon, ata menjëherë ta presin: Ebu Bekri ka sharë. Sa e shëmtuar që e marrin Ebu Bekrin radijallahu anhu si shembull për sjelljet e tyre të këqija. Allahu i udhëzoftë. Ebu Bekri radijallahu anhu me epitetet më të dalluara në këtë umet në të gjitha sferat, disa e marrin si shembull i të shfrenuarve. Allahu i Madhëruar ka thënë: “A do t’i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët? Ç’është me ju, si gjykoni ashtu?” Kalem 35-36.

Burimi; albislam.com