A konsiderohet shkurorëzim i vlefshëm vendimi i gjykatësit jobesimtar në vendet e perëndimit?

A konsiderohet shkurorëzim i vlefshëm vendimi i gjykatësit jobesimtar në vendet e perëndimit?

0 2684

Kam jetuar me burrin tim në një vend perëndimor. Ai konsumonte narkotikë për gjashtë vite, vite të stërmbushura më probleme dhe vështirësi. Çështja nuk u përmirësua, prandaj kërkova nga ai shkurorëzim mirëpo ai refuzoi, atëherë iu mbështeta gjykatës, dhe u vendos shkurorëzimi. Ky rast ka disa vite që ka ndodhur, tani dua të di nëse shkurorëzimi ka qenë i vlefshëm apo i pavlefshëm sipas fesë Islame?  A ka ndonjë rrugë që unë të kthehem si grua e tij përsëri?

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut…

Së pari:

Lejohet që gruaja të kërkon shkurorëzim në rast kur burri vazhdon në veprimin e mëkateve të mëdha si pirja e verës apo konsumimi i narkotikëve, nëse burri refuzon ta shkurorëzoj, ajo ka të drejtë që të ngrit çështjen deri tek gjykatësi fetar që të detyron burrin për shkurorëzim, apo ta shkurorëzon ai (gjykatësi) nëse burri refuzon. Nëse nuk ka gjykatës fetar atëherë ngrit çështjen e saj deri tek një institucion islam që gjendet në vendin e saj si qendër islame që ta bindin burrin për shkurorëzim, apo ti ofrojnë shkurorëzim të kushtëzuar, dhe lejohet që ky shkurorëzim fetar të vuloset më pas në gjykatën jo islame nëse ka nevojë për këtë vërtetim.

Dy:

Nëse ke shkuar në gjykatën jo islame e cila ka detyruar burrin për shkurorëzim, dhe ai e ka shprehur atë apo e ka shkruar me nijet të shkurorëzimit, atëherë shkurorëzimi është i vlefshëm.

Por nëse  ai nuk e shpreh dhe nuk e shkruan shkurorëzimin me nijet të shkurorëzimit, por vetë gjykata ka vendosur shkurorëzimin, atëherë shkurorëzimi i gjykatës jo islame është i pavlefshëm.

Fukahatë janë unanim në kushtëzimin e tiparit islam për gjykatësin që gjykon mes myslimanëve, ngase gjykata është një lloj i udhëheqjes prandaj nuk lejohet që jobesimtari të udhëheq myslimanin.

Ibn Farhun Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kadi Ijad, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: kushtet e gjykatës pa të cilat nuk është valide janë dhjetë: islami, mendja e shëndoshë, gjinia (mashkullore), liria, pjekuria, drejtësia, dituria dhe të jetë i vetëm, ti ketë shqisat e shëndosha si dëgjimin, shikimin, gjuhën, pra nuk është i vlefshëm nga jobesimtari unanimisht, si dhe nga i çmenduri.”

Deklarata e fundit e Konferencës së dytë të dijetarëve islam në Amerikë, të mbajtur në Kopenhagë të Danimarkës me Ligën islame, në periudhën prej 22 – 25 qershor të vitit 2004 se: “Lejohet të drejtohemi në gjykatën jo islame në rast kur përcaktohet si mënyrë për të përfituar të drejtën apo për të larguar padrejtësinë në një shtet ku nuk gjykohet me sheriat, me kusht për t’u kthyer te dijetarët e sheriatit për të përcaktuar vendimin islam të obliguar për aprovim në çështjet e reja, duke u mjaftuar vetëm në kërkesë për shkurorëzim dhe nxitja në zbatim.”

Deklarata ka sqaruar se nëse burri shkurorëzon gruan e tij në formë fetare, nuk prish punë nëse kjo vërtetohet në gjykatat jo islame, mirëpo nëse dy bashkëshortë kanë mos marrëveshje rreth shkurorëzimit atëherë qendrat islame kryejnë detyrën e gjykatës islame ku ato nuk janë prezentë pas përmbushjes së dokumentacionit të detyruar me ligj, dhe se kthimi në gjykatën jo islame për ta përfunduar lidhjen martesore nga ana e ligjeve jo sheriatike, nuk konsiderohet ndërprerje e martesës nga ana e sheriatit. Nëse gruaja arrin të shkurorëzohet në këtë mënyrë, duhet që të drejtohet në një prej qendrave islame dhe atë në dorë të njerëzve kompetent për këto çështje, siç janë dijetarët për të përfunduar çështjen nga ana e sheriatit, dhe nuk ka asnjë mënyrë të argumentimit me nevojë në këtë rast për shkak se qendrat islame janë evidente dhe mundësia e lehtë për tu kthyer tek ato në vende të ndryshme.”

Për atë duhet të drejtohesh në një qendër islame në vendin tënd e ata të rishikojnë çështjen tënde.

Tre:

Nëse gruaja shkurorëzohet nga burri i saj, një herë apo dy dhe ka kaluar afati për shkurorëzim lejohet të lidh kurorë përsëri me akt të ri dhe mehr të ri, me prezencë të përgjegjësit familjar dhe dy dëshmitarëve.

Por nëse e ka shkurorëzuar tre herë atëherë nuk i lejohet burri i saj deri sa të martohet me burrë tjetër me akt të kurorës me vetë dëshirë e jo vetëm sa për tu liruar, e më pas të vdes i dyti apo të ndahet prej saj.

Allahut i takon dituria absolute.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com