A konsiderohet vetvrasje kur shoferi vdes për shkak të aventurave dhe shpejtësisë?!

A konsiderohet vetvrasje kur shoferi vdes për shkak të aventurave dhe shpejtësisë?!

0 1231

Pyetje: Ai i cili vdes duke bërë aventura me veturë, a konsiderohet si vetvrasës?!

Përgjigje: Ajo çfarë bëjnë shumë nga të rinjët tanë duke lozur me vetura e duke bërë aventura rinore meskine, sheriatikisht konsiderohet haram, kurse ai që bën një gjë të tillë llogaritet mëkatar, ngase në këto aventura ka humbje të jetës dhe sakatosje dhe dëmtim të trupit e pasurisë, kurse Allahu, i Larti, ka thënë: “…Dhe mos vritni vetveten (dhe njëri-tjetrin)! Allahu, me të vërtetë, është Mëshirues për ju. E, kushdo prej jush që e bën këtë nga armiqësia dhe dhuna, ndaj tjetrit, Ne padyshim do ta hedhin në zjarr. Kjo, për Allahun është shumë lehtë.”[1]

            I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Tri gjëra, Allahu i urren tek ju: thashethemet, humbjen e pasurisë dhe të pyeturit e shumtë!”[2]

            Mirëpo, megjithëkëtë nuk konsiderohet vetvrasje për sa kohë që nuk e ka qëllim dhe synim që të vetvritet.

Qendra e Islamweb-it për Fetva,  nr. 176,219

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com

[1] Kurani, en-Nisa: 29-30

[2] [Sahih] – Shënon Buhariu, në “Sahih” (1390) , Muslimi në “Sahih” (3244), Nesaiu, në “Es-Sunenul-kubra” (11290), Ahmedi, në “Musned” (17782, 17811, 17820, 17822, 17863). Sh. P.

GJITHASHTU NË ALBISLAM