A lejohet agjërimi i ditës së dhjetë të muajit muharrem – pra dita e ashuresë, duke mos e paraprirë me agjërim të ditës së nëntë apo duke mos e pasuar me ditën e njëmbëdhjetë?!

A lejohet agjërimi i ditës së dhjetë të muajit muharrem – pra dita e ashuresë, duke mos e paraprirë me agjërim të ditës së nëntë apo duke mos e pasuar me ditën e njëmbëdhjetë?!

0 497

Përgjigje: Falënderimi i përkryer qoftë për Allahun! Në lidhje me këtë çështje, shejhu’l-islam Ibën Tejmije, ka thënë: “Agjërimi i ditës së ashuresë është shlyerje e mëkateve të një viti dhe nuk paraqet ndonjë problem nëse ajo ditë agjërohet veçmas pa i bashkangjitur ndonjë ditë tjetër!”[1] Të njëjtin qëndrim e ka shprehur edhe Ibën Haxher El-Hejtemi, i cili ka thënë: “Nuk ka problem që agjërimi i ashuresë të jetë veçmas i pabashkangjitur me ndonjë ditë tjetër!”[2]

Një pyetje e këtillë ka mbërritur edhe tek Komisioni i përhershëm për fetva, dhe përgjigjeja e tyre ishte, siç vijon: “Të agjërosh ashurenë si një ditë e vetme, është diçka e lejuar, mirëpo më me vlerë është të agjërosh një ditë përpara saj apo pas saj, gjë kjo e vërtetuar në traditën e të Dërguarit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, i cili ka thënë: “Në qofsha gjallë vitin e ardhshëm, kam për ta agjëruar të nëntën!”[3] Ibën Abasi, -radijallahu anhu!-, thotë: “Ka për qëllim: të nëntën, bashkë me ditën e dhjetë!”[4]

Fetva e përpiluar nga: IslamQA – nën patronazhin e Shejh Muhamed El-Munexhid

Përktheu nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com

_______

[1] “El-Fetava el-kubra”, v. 5, f. 378.
[2] “Tuhfet’ul-muhtaxh”, v. 3, kapitulli mbi agjërimin vullnetar.
[3] Shënon Muslimi, në “Sahih”, nr. 1134.
[4] “El-lexhnetu’d-daimetu lil buhuthi ve’l-iftai”, v. 11, f. 401.