A lejohet bashkimi i namazeve për shkak shiut?

A lejohet bashkimi i namazeve për shkak shiut?

0 2052


Pyetje: A lejohet bashkimi i drekës me ikindinë dhe akshamit me jacinë kur bie shi?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

“Lejohet bashkimi i namazit të akshamit me jacinë, në kohën e akshamit, me një ezanë dhe me ikamet për secilin namaz, për shkak shiut i cili lag rrobat dhe shkakton vështirësi me rastin e shkuarjes në xhami për ta falë jacinë, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

Po ashtu bashkimi lejohet edhe kur ka baltë të madhe, sipas mendimit më të saktë, në mënyrë që të evitohet vështirësia. Allahu i madhëruar thotë: “dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj” (Haxh: 78), po  ashtu thotë: “Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka” (Bekare: 286)

Eban ibën Othmani, radijallahu anhuma, ka bashkuar akshamin me jacinë në një natë me shi. Me të janë falur një grumbull prej tabiinëve të mëdhenj. Këtë vepër askënd nuk e kundërshtoi, prandaj konsiderohet si konsensus.

Këtë e përmendi Ibën Kudame në Mugni. Po ashtu edhe atij që është shumë i sëmurë mund të bashkojë drekën me ikindinë në kohën e njërit prej këtyre namazave, varësisht si është më lehtë për të. Njëjtë mund të bashkojë akshamin me jacinë, për të evituar vështirësinë.” (Lexhnetu Daime)

Nëse dikush pyet: bashkimin e namazeve ta bëjmë në xhami apo në shtëpi? Përgjigjemi: është e ligjësuar që bashkimi të bëhet në xhami, kur ekziston arsyeja sikur shiu, në mënyrë që të fitohet shpërblimi i xhemati dhe t’ju lehtësohet njerëzve. Kjo gjë theksohet në hadithe. Për sa i përket bashkimit të xhematit në një shtëpi, për shkak arsyes së njëjtë, kjo nuk lejohet sepse nuk është transmetuar në sheriat një formë e tillë dhe për shkak mosekzistimit të vështirësisë për të falë namazin në shtëpi.” (Lexhnetu Daime)

Përktheu: Agim Bekiri

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM