A lejohet dëgjimi i muzikës dhe shikimi i telenovelave në të cilët ekspozohen gratë?

A lejohet dëgjimi i muzikës dhe shikimi i telenovelave në të cilët ekspozohen gratë?

0 9687

Pyetje: A lejohet dëgjimi i muzikës dhe shikimi i telenovelave në të cilët ekspozohen gratë?! Cili është qëndrimi i sheriatit islam në lidhje me këto dy çështje?!

Përgjigje: Të dëgjuarit e muzikës është haram dhe nuk ka fare dyshim në këtë që themi. Transmetohet nga të parët tanë të ndershëm,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!, të cilët janë të një zëri se muzika dhe të dëgjuarit e saj, mbjellë dyfytyrësi (nifak) në zemrën e myslimanit.

Allahu i Madhëruar thotë:
وَمِنَ النَّاسِ مَن يشتَرِى لَهوَ الحَدِيثِ لِيُضِلَّ عَن سَبِيلِ اللهِ بِغَيرِ عِلمٍ وَيَتَّخِذَهَا هُزُواً أُولَئِكَ لَهُم عَذَابٌ مُّهِي

“Ka disa njerëz që sajojnë tregime të kota, për të shmangur (të tjerët) nga rruga e Allahut me paditurinë e tyre e për t’u tallur me të. Njerëz të tillë i pret dënimi poshtërues.” (Lukman:6)

Ndërsa Ibën Mesudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- në lidhje me tefsirin e ajetit ka thënë: “Betohem në Allahun pos të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë se këtu është për qëllim muzika.” Pastaj, duhet të dini se tefsiri i sahabiut është argument i cili qëndron në gradën e tretë të tefsirit.

Pse themi kështu? Sepse, tefsiri ka tre gradë:
1- Shpjegimi i Kur’anit me Kur’an.
2- Shpjegimi i Kur’anit me sunet.
3- Si dhe, shpjegimi i Kur’anit me fjalët e sahabëve.

Ndërsa, disa njerëz të dijes kanë arritur deri aty saqë thonë se tefsiri i sahabëve ka gjykimin e lartësimit të një gjëje dhe mbetet shpjegimi ashtu si kanë thënë sahabët. Mirëpo, ajo e cila qëndron dhe mendoj se është më e sakta, është se nuk e ka (tefsiri sahabiut) gjykimin e lartësimit (d.m.th. që nuk guxon të ndryshohet), porse është fjala (tefsiri sahabiut) më afër të saktës (komentim,spjegim ajeti,etj). Nëse ti si musliman toleron vetën, familjen të dëgjosh muzikë, atëherë ruana Zot, ti bëhesh pjesëtar i asaj që na ka paralajmëruar Pejgamberi,- sal-llahu alejhi ve selem!-, me thënien e tij, ku thotë:

ليكونن أقوام من أمتي يستحلون الحر، والحرير، والخمر والمعازف

“Vërtetë prej umetit tim do të vijnë njerëz të cilët do ta bëjnë të lejuar zinanë, mëndafshin, alkoolin dhe veglat muzikore.” (Buhariu, 30/4)

Kuptojmë se: e bëjnë të lejuar zinanë, alkoolin, mëndafshin e ata janë burra, e nuk u lejohet atyre mëndafshi dhe veglat muzikore janë ato me të cilat dëfrehen e njerëzit .

Andaj, duke u bazuar në këtë, ua drejtojë këshillën time vëllezërve dhe motrave të mia muslimane, që të kenë kujdes prej dëgjimit të muzikës dhe të mos mashtrohen nga fjalët e disa njerëzve të ashtuquajturit njerëzit e ‘’dijes’’, të cilët me mendjelehtësinë e tyre i kanë bërë të lejuara veglat muzikore, përkundër faktit se argumentet për ndalimin e veglave muzikore janë të qarta dhe të prera.

Ndërsa, sa i përket shikimit të telenovelave, në të cilat shfaqen femra, nuk ka pikë dyshimi se ato janë haram, për aq kohë sa në të ka fitne dhe janë të lidhura me femrën.

Zakonisht, duhet të dini se të gjitha ato (telenovelat) dhe shikimi i tyre janë të dëmshme, edhe nëse në të burrat nuk i shohin gratë apo gratë nuk i shohin burrat, në të shumtën e rasteve qëllimi i tyre është që ta prishin shoqërinë nga aspekti i sjelljes dhe i moralit dhe ti shpijnë njerëzit drejt shthurjes dhe degjenerimit.

Në fund, e lus Allahun,- azze vexhele!,- që t’i ruajë muslimanët prej sherrit të tyre (telenovalave dhe veglave muzikore).
Gjithashtu lusim Allahun,- azze vexhele!,- që t’i përmirësojë udhëheqësit e çdo vendi ku gjinden muslimanët, për arsye se përmirësimi i tyre (udhëheqësve) është përmirësim edhe i muslimanëve.
Allahu është më i Dituri.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi; albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM