A lejohet emërtimi i foshnjës në ditën e parë të lindjes?

A lejohet emërtimi i foshnjës në ditën e parë të lindjes?

Pyetje: A lejohet emërtimi i foshnjës në ditën e parë të lindjes?

Përgjigje: Falënderimi i takon Zotit të botëve, ndërsa paqja dhe selami mbi të Dërguarin mëshirë për botët, mbi familjen, shokët e tij deri në ditën e Gjykimit.

Është e preferuar që emërtimi i foshnjës të bëhet  në ditën e shtatë, ngase i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka urdhëruar që foshnja në ditën e shtatë të lindjes të emërtohet, të theret për të kurban, si dhe t’i rruhen flokët, siç është cekur në hadithin e Semures radijallahu anhu: “Secili fëmijë është peng i kurbanit të tij që theret ditën e shtatë, i rruhet koka dhe emërtohet.”

Por, lejohet të emërtohet ditën që lind, mbështetur në atë që përmend Ebu Musa radijallahu anhu nga i Dërguari: “Më lindi një djalë dhe e solla tek i Dërguari salallahu alejhi ue selem, ai e emërtoi me emrin Ibrahim.”

Në Sahihun e Muslimit nga Enesi radijallahu anhu është shënuar të ketë thënë: i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Më ka lindur mua sonte djalë, e kam emërtuar me emrin e babait tim Ibrahim…”.

Këto dhe hadithe tjera aludojnë në lejueshmërinë e emërtimit në ditën e parë të lindjes, pos që më mirë është vonimi deri ditën e shtatë, nëse ka mundësi, bazuar në fjalët e të Dërguarit (السنة القولية).

Dituria absolute i takon Allahut, lutja jonë e fundit është, falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimi qoftë mbi të dërguarin tonë Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij.

Burimi: albislam.com