A lejohet këmbimi i arit me ar kur njëra palë kushtëzon shtimin e një vlerë të caktuar parash?

A lejohet këmbimi i arit me ar kur njëra palë kushtëzon shtimin e një vlerë të caktuar parash?

0 2061

Pyetja: Është përhapur kohëve të fundit shitja e arit në këtë mënyrë: personi posedon me vete lloje të ndryshme të arit dhe dëshiron ta këmbejë atë me ndonjë lloj tjetër. Kështu që shitësi i jep të njëjtën sasi të arit mirëpo përveç kësaj ai kërkon edhe një shumë të hollash, a llogaritet kjo kamatë? Na jepni fetva Allahu ju shpërbleftë dhe ju dhëntë sukses.

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut kurse paqja dhe lavdërimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem, shokët e tij, familjen e tij dhe kush i përmbahet udhëzimit të tij.

Në vijim: Në një transmetim nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thuhet: “Ari duhet të shkëmbehet me arin në të njëjtën sasi dhe me shkëmbim dorë në dorë, aty për aty.”

Kështu që në qoftë se artari-shitësi kërkon më shumë se sa sasia që i është dhënë atëherë bie në kamatë.

P.sh. në qoftë se sasia e arit është 20 mithkal dhe artari kërkon përpos asaj sasie para shtesë, kjo është e ndaluar sepse e ka blerë arin jo aq sa e ka vlerën. Ndërsa i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “…me të njëjtën sasi…” prandaj kur të shkëmbehet ari me arë duhet të jenë të njëjta në sasi, të mos shtohet njëra nga tjetra qoftë ajo e të njëjtit lloj apo jo e të njëjtit, kështu që shtimi i diçkaje përveç artikullit është kamatë, sepse i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” …me të njëjtën sasi dhe me shkëmbim dorë në dorë.” Prej kësaj nënkuptohet se kjo lloj tregtie llogaritet kamatë.

Marrë nga fetvate e dijetarit të nderuar Abdulaziz bin Baz Allahu e mëshiroftë “Fetava nurun ala derb” (3/1444)

Përktheu: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com