A lejohet ngrënia nga pemët që janë të dala përtej teli në kopshtin e dikujt tjetër?

A lejohet ngrënia nga pemët që janë të dala përtej teli në kopshtin e dikujt tjetër?

0 476

Pyetje: kam një pyetje për ju: a lejohet ngrënia e pemëve apo manaferrave që janë të dala përtej teli d.m.th kah rruga që janë të rrethuar në tokën e dikujt tjetër, selam alejkum.

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe ithtarët e tij:

Lejohet ngrënia e pemëve nëpër kopshte private me kushte:

  1. Të mos mbledh pemët për t’i marrë me vete por vetëm të hajë.
  2. Të mos gjuaje pemën, por të merr me dorë nga degët apo nga ajo që ka ra në tokë sepse gjuajtja e dëmton pemën.
  3. Të thërret pronarin tre herë dhe nëse i përgjigjet atëherë kërkon leje, nëse nuk përgjigjet, mund të hajë.

Argument për këtë janë hadithet në vijim:

Ibën Omeri përcjell se i Dërguari ka thënë: “kush hyn në një kopsht, le të hajë prej pemëve dhe le të mos merr me vete” (Sahih Tirmidhi)

Ebu Seid Hudriu përcjell fjalët e të Dërguarit: “nëse shkon te ndonjë bari kopesh, thirre tri herë, nëse nuk të përgjigjet, pi nga qumështi i bagëtisë pa bërë dëm. Kur të shkosh te ndonjë kopsht, thirre pronarin e tij, nëse nuk të përgjigjet, ha mirëpo pa bërë dëm.” (Sahih Ibën Maxhe)

Disa dijetarë, mendojnë se kjo vlente vetëm në fillim të emigrimit të myslimanëve në Medinë, mirëpo nuk ka ndonjë argument që specifikon një gjë të tillë, përkundrazi hadithet janë të përgjithshme dhe si të tilla mbeten të plotfuqishme për çdo kohë. (Sherh Mumti, kitabul et’ime, vëllimi 15)

Për sa i përket kopshteve të përgjithshme, që nuk janë pronë private, lejohet edhe më parë.

Burimi: albislam.com