A lejohet përdorimi i tespive gjatë dhikrit?

A lejohet përdorimi i tespive gjatë dhikrit?

0 2549

Pyetje: si mendoni ju, hoxhë i nderuar, në lidhje me përdorimin e tespive gjatë bërjes së tesbihut!? Allahu ju shpërbleftë!.

Përgjigje: Themi se përdorimi i tespive gjatë tesbihut është i lejuar në Fenë Islame, porse ajo që është më e mira dhe e udhës, është që tesbihu të bëhet me gishta, sepse Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë-

“Bëni tesbih me gishta sepse ato do të flasin (argumentojnë për ju ditën e Gjykimit)”.[1]

Bartja e tespihëve mund të bëhet sa për sy e faqe, si dhe ai që bën dhikër me tespih, shumica e rasteve ai nuk është i përqendruar në bërjen e dhikrit dhe shikon djathtas e majtas (largohet nga koncentrimi dhe humb lezetin e dhikrit).

Dhe në fund!

Lejohet bërja e dhikrit me tespih, porse më afër sunetit dhe më e mira është që dhikri të bëhet me gishta.

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] E ka nxjerrë këtë hadithë Imam Ahmedi- 6/370, Ebu Davudi-1501, dhe Tirmidhiu- 3583,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.