A lejohet që bashkëshorti të lanë xhenazen e bashkëshortes dhe anasjelltas?!

A lejohet që bashkëshorti të lanë xhenazen e bashkëshortes dhe anasjelltas?!

0 1425

Pyetje:

-Kemi dëgjuar disa njerëz që thonë se burri e ka haram gruan e tij, pas vdekjes së saj dhe nuk lejohet që ta shikojë atë, e as që ta lëshojë në varr, a është e vërtetë?

Na jepni përgjigje, Allahu ju bekoftë!.

Përgjigje:

-Argumentet nga Kur’ani dhe Suneti na tregojnë se nuk është e ndaluar diçka e tillë, domethënë, lejohet që gruaja ta pastrojë dhe të shikojë në trupin e burrit të saj të vdekur dhe anasjelltas, diçka e tillë na transmetohet nga shokët e pejgamberit salallahu alejhi ve selem, përshembull, Esma bint Umejs, e ka pastruar burrin e saj Ebu Bekrin –Allahu qoftë i kënaqur me ata!- , gjithashtu Fatimja (bija e pejgamberit), ka lënë emanet që trupin e saj të vdekur ta pastrojë burri i saj, Aliu –Allahu qoftë i kënaqur me ata!-.

Allahu na dhashtë sukses!

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM