A lejohet që femra me cikël menstrual të qëndrojë në xhami?

A lejohet që femra me cikël menstrual të qëndrojë në xhami?

0 8250

Nuk lejohet që femra me cikël menstrual të qëndrojë në xhami edhe nëse ka për qëllim mësimin e Kur’anit. Të këtij mendimi janë shumica e dijetarëve e prej tyre edhe katër imamët e mëdhenj, duke u argumentuar me fjalën e Allahut të Lartësuar, ku thotë:” … dhe kur jeni të papastër-vetëm nëse jeni në rrugë, udhëtarë derisa të laheni”. (Nisa: 43) Dijetarët kanë thënë se femra me cikël menstrual obligohet me atë që obligohet edhe personi që është xhunub (i papastër), shtoja kësaj edhe atë që Allahu e ka quajtur ‘Edha- sëmundje, e neveritur- Allahu thotë:” Të pyesin për menstruacionin. Thuaj: Ajo është sëmundje, e neveritur…”. (Bekare: 222)
Transmeton ebu Davudi nga Aishja-Allahu qoftë i kënaqur me të- se Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Nuk lejoj që në xhami të hyjë femra me hajz-menstruacione dhe njeriu xhunub (i papastër)”. Po ashtu Muhamedi alejhi selam i ka thënë Aishes- Allahu qoftë i kënaqur me atë: ”Ma sjell rrobën në xhami. Unë i thash: jam me menstruacione”. Ai tha: menstruacionet nuk janë në dorën tënde”. Muslimi Nga hadithi nënkuptojmë se Muhamedi alejhi selam e ka pohuar se femra me menstruacione nuk futet në xhami, por e ka bërë të qartë se nuk ka diçka të keqe nëse ajo futë dorën e saj, sepse dora nuk është pjesë e menstruacioneve. Shkaku i ndalesës për femrën me menstruacione që të futet në xhami është gjendja e saj me cikël menstrual, ndërsa urtësia e ndalesës është mos ndotja e xhamisë nga ana e saj, dispozitat janë të ndërlidhura me shkaqet e jo me urtësitë, femra me menstruacione ndalohet të futet në xhami edhe nëse është e sigurtë se nuk e ndotë atë. Kjo është e njëjtë sikurse çështja e udhëtimit. Udhëtimi është shkak për bashkimin dhe shkurtimin e namazit, urtësia e kësaj është largimi i vështirësisë, por nëse një person udhëton dhe nuk gjen vështirësi në udhëtimin e tij ai i bashkon dhe shkurton namazet. Allahu e di me mire (Muhamed Salih Munexhid). 

Shejh ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë thotë: ”Nuk lejohet për femrën me cikël menstrual të qëndrojë në xhaminë e Mekës e as në ndonjë xhami tjetër, por i lejohet asaj të kalojë nëpër xhami për të marre atë që ka nevojë apo të ngjashme. Muhamedi alejhi selam i ka thënë Aishes-Allahu qoftë i kënaqur me atë- “Ma sjell rrobën në xhami. Unë i thash: jam me menstruacione”. Ai tha: menstruacionet nuk janë në dorën tënde”. Muslimi.
Pra, nëse gruaja me menstruacione kalon nëpër xhami dhe është e sigurt se nuk pikon gjak në xhami, nuk ka diçka të keqe. Por, nëse ajo dëshiron të hyjë dhe të ulet, kjo nuk lejohet. Argument për këtë është se Muhamedi alejhi selam ka urdhëruar gratë të dalin në namazgja për të falë namazin e bajramit, në mesin e atyre që ka urdhëruar të dalin janë edhe gratë me menstruacione, por ka urdhëruar që ato të largohen nga namazgjaja. Kjo argumenton se gruaja me menstruaicone nuk lejohet të qëndrojë në xhami për të dëgjuar hutben, ndonjë ders apo hadithe. Allahu e di më mire. Muhamed Salih Uthemin-Allahu e mëshiroftë. 
Në haxhin lamtumirës Muhamedi alejhi selam i ka thënë Aishes- Allahu qoftë i kënaqur me atë- vepro çdo gjë që vepron haxhiu, përveç tavafit (rrotullimit rreth qabes) derisa të pastrohesh”. Buhariu dhe Muslimi 

Përgatiti: Hoxhë Valdet Kamberi

Burimi në gj. shqipe: albislam.com