A lejohet që muslimani të betohet në diçka tjetër përpos Allahut?

A lejohet që muslimani të betohet në diçka tjetër përpos Allahut?

0 2418

Pyetje: A lejohet që muslimani të betohet në diçka tjetër përpos Allahut?

Përgjigje: Betimi jo në Allahun,- xhele veala!,- është njësoj sikur të thuash: pasha ty, pasha jetën time, pasha kryetarin, pasha popullin dhe gjëra tjera.
Të gjitha këto betime janë haram, porse njëherit janë edhe shirk (të bërit rival- shok Allahut).
Kjo qëndron kështu se ky betim është madhërimt, e që këtë nuk e meriton askush tjetër përveç Allahut, e kush e madhëron dikën tjetër përveç Allahut,- xhele veala!,- ai është pabesimtar .
Ndërsa, ka mundësi që muslimani i cili betohet, porse nuk beson se ajo që betohet në të posedon madhërim sikurse madhëria e cila i takon vetëm e Allahut,- xhele veala!.
Pra, ky lloj betimi në këtë rast nuk është shirk i madh, i cili të nxjerr nga feja, porse ky është shirk i vogël, i cili nuk të nxjerr prej fesë, mirëpo llogaritet mëkat i madh dhe rrezikon qëndrimin e imanit tek besimtari.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
“Allahu,- xhele veala!,- ju ndalon të betoheni në baballarët tuaj. E kush betohet le të betohet në Allahun apo më mire le të hesht”.[1]

Vëlla dhe motër!
Mos u beto në askënd tjetër përveçse në Allahun,- xhele veala!,- çfarëdo forme të ketë ajo që ti betohesh në te, po edhe nëse në fjalë është Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- a po Xhibrili,- alejhi selam!, njashtu ndalohet betimi edhe në gjithë pejgamberët të tjerë, melekë dhe njerëz.

Ndërsa, sa i përket fjalës së Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,-:
“Ka shpëtuar pasha babin e tij”.
Në këtë fjalë: “pasha babain e tij” kanë polemizuar ulemaja e hadithit.
Disa prej tyre e kanë mohuar këtë fjalë duke thënë: nuk është vërtetuar kjo fjalë apo transmetuar se është thënë prej Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!.

Po edhe nëse kjo fjalë është e vërtetë, atëherë në përgjigjemi në këtë mënyrë:
Së pari në këtë fjalë ka shumë supozime (ihtimalat).
Ka mundësi që këtë fjalë e ka thënë Muhamedi,-salallahu alejhi ve selem!,- para se t’i vijë shpallja prej Allahut,- xhele veala!,- për ndalimin e betimit jo në Allahun,- xhele veala!.
Njashtu, ka mundësi që kjo fjalë të jetë specifike për Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke e ditur se ai është i mbrojtur nga shirku.
E, duke u nisur nga ajo se këto mendime janë të mundshme në këtë fjalë se a është thënë prej Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- apo edhe nuk është thënë, porse edhe njëherit nuk është e qartë mirë, atëherë është obligim i çdo muslimani që ta marrë atë që është e qartë dhe atë e cila është e dyshimtë.
Mirëpo, ajo që është e qartë dhe e vërtetë është se nuk lejohet betimi në askënd tjetër përveç në Allahun,- xhele veala!.

Ajo që jemi mësuar të dëgjojmë është, se disa njerëz ankohen dhe thonë se na është mësuar gjuha të betohemi në gjëra tjetër, jashtë Allahut,- xhele veala!,- si rrjedhojë e kësaj ne po e kemi të vështirë dhe problem të heqim dorë nga kjo!
Atëherë si duhet të veprojmë?

Iu përgjigjemi se kjo nuk është arsyetim aspak! Por duhet të mundohet secili që e ka këtë adet të keq dhe është adaptuar gjuha e tij në thënien e kësaj fjale, duhet të angazhon secili vetveten e tij për t’u larguar nga këto fjalë shirkije në mënyrë që të largohet e ruhet prej të betuarit në diçka tjetër pos Allahut,- xhele veala!.

Po e përmendi një rast ku unë e kam ndaluar një person, i cili u betohej në Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- ku në një rast duke më treguar diçka, ai më tha:
Pasha Pejgamberin,- alejhi selam!,- nuk do të kthehem në të.
Personi në fjalë e tha këtë dhe dëshironte përforcim se me të vërtetë nuk do të kthehet më në atë mëkat .
Mirëpo, nëse kjo fjalë është adaptuar në gjuhët tuaja, atëherë themi:
Mundohu o musliman sipas mundësive të largohesh prej kësaj fjale dhe ta shlyesh nga gjuha jote këto lloje të ndaluara të betimit, sepse ato betime llogariten në Islam shirk, e shirku është rrezik i madh për muslimanin, qoftë ky edhe shirk i vogël.

Dhe krejt në fund!
Shejhul Islami Ibën Tejmije,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë:
“Shirkun (të bërit shok Allahut) nuk e falë Allahu, xhele veala!,- qoftë edhe shirk i vogël”.
Njashtu, Ibën Mesudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë:
“Që të betohem në Allahun duke gënjyer është më e dashur për mua se sa të betohem në dikën tjetër duke qenë i sinqertë”[2]

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 08.04.2013

[1] Shënon Buhariu (3836) dhe Muslimi (3-1646),- Allahu qoftë i kënaqur me ta!.

[2] Shënuar nga Ibën Ebi Shejbe (179-4), T

GJITHASHTU NË ALBISLAM