A lejohet që në mesin e shokëve ta dalloj ndonjërin me dashuri?

A lejohet që në mesin e shokëve ta dalloj ndonjërin me dashuri?

0 912

Pyetje: A lejohet që njeriu në mesin e shokëve – vëllezërve muslimanë ta dallojë ndonjërin me dashuri, ta dojë atë më tepër se të tjerët?

Përgjigje: Po lejohet që besimtari në mesin e shokëve vet të dallojë ndonjërin nga të tjerët, apo ta ketë më të afërt se tjerët. Kur e kanë pyetur Pejgamberin salallahu alejhi ue selem, se kë do më tepër, ai ka thënë: Aishen. I kanë thënë: E nga burrat? Ka thënë: Babain e saj. Po, pastaj? Ka thënë: Omerin. E pastaj? Ka thënë Osmanin. Pra, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, i ka theksuar haptazi emrat e personave që donte më tepër dhe kjo është e natyrshme. Pos kësaj, në mesin e sahabëve ka dalluar me dashuri edhe Zejd b. Thabitin me të birin e tij Usamen. Edhe sahabët për Usame b. Zejdin kanë thënë “hibbun-nebijji ibnu hibin-nebijj”, që do të thotë: “I dashuri i Pejgamberit, i biri i të dashurit të Pejgamberit”. Kjo nuk ka shkaktuar te sahabët ndonjë zili, por e kanë pranuar atë si një gjë të natyrshme, se njeriu nuk mund t’i dojë të gjithë njerëzit njësoj.

Burimi; albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM