A lejohet shpërndarja e ushqimit dhe kremtimi i natës së pesëmbëdhjetë të muajit shaban?

A lejohet shpërndarja e ushqimit dhe kremtimi i natës së pesëmbëdhjetë të muajit shaban?

0 1405

Pyetje: A lejohet festimi i natës së mesme të muajit Shaban, duke e pasur parasysh se në disa vende ky festim është pjesë e trashëgimisë popullore. Për ta sqaruar këtë ju tregoj se në vendin tonë disa njerëz në këtë muaj, me këtë rast, fëmijëve u shpërndajnë ëmbëlsira si shprehje e gëzimit me afrimin e muajit Ramazan. A ka ndonjë pengesë për një veprim të këtillë nëse festimi ndalet vetëm te shpërndarja e ëmbëlsirave?

Përgjigje:

E falënderoj Allahun.

Festimi i natës së mesme të muajit Shaban nuk është vepër e ligjësuar me sheriatin islam, pa marr parasysh ky festim a bëhet me lexim të Kuranit, falje të namazit, ndonjë formë e dhiarit, shpërndarje të ëmbëlsirave, ushqimit etj.

Nuk ka argument nga suneti autentik që lejon veçimin e kësaj nate me adhurim të caktuar. Kjo natë është si netët tjera të muajit Shaban.

Dijetarët e Komisionit të Përhershëm kanë thënë:

Nuk lejohet festimi me rastin e netëve të veçanta si nata e Kadrit, nata e mesme e muajit Shaban, nata e Israsë dhe Miraxhit, nata e Mevludit. Bëhet fjalë për risi të shpikura që nuk është transmetuar as prej të Dërguarit e as prej shokëve të tij. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: Kush e bën një vepër që nuk është prej çështjes sonë ajo është e refuzuar. Nuk lejohet të ndihmohen këto manifestime as me të holla, as me ushqim e as me gota të çajit për shembull. Nuk lejohet as mbajtja e hutbeve e as ligjëratave sepse një veprim i tillë është pranim i tyre dhe inkurajim i të njëjtave.  (Fetava El Lexhne Ed Daime, 2/257-258)

Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Manifestimet e lidhura me netët e muajve Rexhep dhe Shaban, me ditën e Ashurasë nuk kanë bazë të saktë. Veprat e tilla janë të ndaluara dhe nuk lejohet të prezantojmë në manifestime të tilla.

As nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban nuk lejohet të veçohet me adhurime dhe madhërime të caktuara si namaz, dhikr, ushqime, gëzime dhe vepra që këtë natë e ngjasojnë  me ditët e Bajramit.

Allahut i takon dija e plotë.

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM