A lejohet të dhurohet sevapi i ndonjë vepre të mirë të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem?

A lejohet të dhurohet sevapi i ndonjë vepre të mirë të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem?

0 1203

Është pyetur Shejhu Imaduddin ibën El Attari, nxënësi i Imam Neveviut, Allahu i mëshiroftë: A lejohet leximi i Kuranit dhe dhurimi i sevapit, të Dërguarit të Allahut, sal-lallah alejhi ue selem, dhe a ka ndonjë transmetim që e justifikon një vepër të tillë?

Përgjigja e tij ishte: “Leximi i Kuranit famëlartë është një prej veprave më të mira me të cilat robi i afrohet Allahut, az-ze ue xhel-le, ndërsa sa i përket dhurimit të sevapit të leximit, të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, dije se nuk ka transmetim në të cilin mundemi të mbështetemi. Një vepër e tillë është më afër ndalesës sepse është një lloj ofendimi ndaj Muhammedit, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili është kumtues i asaj shpalljeje dhe sevapet e Ummetit Islam janë pasojë e thirrjes së tij. (I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: Ai që thërret në hair është sikur ai që e vepron në sevape).

Allahu, subhanehu ue te’ala, na ka urdhëruar të dërgojmë salavate mbi të, ndërsa Ai, sal-lallahu alejhi ue selem na ka porositur të lutemi që Allahu t’ia jep vesilen (afërsinë) pranë Allahut, az-ze ue xhel-le, dhë më e përshtatshme është të ndalemi në këto veprime.

Shejh Shemsuddin Sehaviu, nxënësi i Imam Ibën Haxherit, Allahu i mëshiroftë, është pyetur për veprën në të cilën lexuesi i Kuranit, pasi të ketë përfunduar leximin në lutjen e tij thotë: O Allahu im, sevapin e kësaj që e lexova bëje shtim të nderit të Resulullahit, sal-lallahu alejhi ue selem?

Është përgjigjur se këtë e kanë shpikur disa nga lexuesit e vonshëm të Kuranit dhe kjo vepër nuk përmendet tek asnjë prej pararendësve të tyre.

Sipas mendimeve të përzgjedhura të Shejhul Islam Ibën Tejmijjes, Allahu e mëshiroftë, dhurimi i sevapeve të veprave të mira, që është më e gjerë së sa dhurimi i sevapit të leximit të Kuranit, të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, nuk është vepër e preferuar (mustehab), madje është bid’at. Ky gjykim sipas tij është e vërteta e prerë për këtë çështje. Ibën Muflihi në librin e  tij El Furu’ e transmeton mendimin e tij sipas të cilit: “Nuk ishte traditë e gjeneratave të dalluara dhurimi i shpërblimeve për të vdekurit e muslimanëve. Ata mjaftoheshin me lutjet që i bënin për ta, prandaj nuk duhet që ne të anashkalojmë praktikën e tyre.”

Përgjigje të ngjashme ka dhënë edhe Shejhu Zejnuddin El Kurdi i cili ka thënë: “Një vepër e tillë nuk është transmetuar nga të parët tanë të cilët duhet ti ndjekim dhe pas tyre të ecim.”

Nexhmuddin El Kadi ibën Axhlun ka thënë: Nuk duhet të angazhohemi me diçka të dyshimtë kur kemi shumë vepra  që na i kanë preferuar edhe Allahu, subhanehu ue te’ala, si dhe i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, salavatet të lutemi që Allahu t’ia jep vesilen (afërsinë) pranë Allahut, az-ze ue xhel-le. Me këto vepra do tu shmangemi risive dhe çështjeve rreth të cilëve nuk ka pajtim.”

 

D-r. Halid El Muslih

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM