A lejohet të falem me pizhame?

A lejohet të falem me pizhame?

0 2208


Pyetje: A bëhen rrobat të papastra nëse unë bëj gjumë me to?

Përgjigjje: Falënderimi i takon Allahut…

Së pari: Parim themelor në lidhje me rrobat është që ato janë “Tahir” të pastra, përveç nëse ndonjë papastërti ka rënë mbi ta, në të cilin rast ato duhet të pastrohen.

Mirëpo duke fjetur në rroba nuk i bëjnë ato të papastra, ato mbeten të pastra derisa të bëhet e sigurt se ka mbi ta papastërti.

Shejh Ibn Uthejmini ka thënë: Parimi bazë në lidhje me një person të veshur me rroba është se ai (dhe ato) janë të pastër për aq kohë sa ai nuk është i sigurt se ndonjë papastërti ka rënë mbi trupin e tij apo rrobat. Ky parim themelor është mbështetur nga fjalët e të dërguarit (bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të), kur një njeri iu ankua atij se ai ndjeu diçka gjatë namazit të tij – pra mëdyshje prej tij se i ka dalë erë. Ai tha: “Mos ndalo (duke u lutur) deri sa të dëgjoni një tingull apo të vëreni një erë“. Nëse individi nuk është i sigurt për këtë, atëherë parimi bazë është se ai mbetet i pastër. Ai mund të mendojë se ka shumë të ngjarë se rrobat e tija janë ndotur me papastërti, por përderisa ai nuk është i sigurt për këtë, parimi bazë është se ai mbetet i pastër.”

Ibn Uthejmin “Mexhmu’ Fetava” 11/107

Së dyti: Është e lejueshme të falet njeriu në rroba, me të cilën ka fjetur, përderisa ato janë të pastra dhe që mbulojnë avretin, edhe pse është më mirë dhe më e përsosur të vesh rroba të bukura që duken të mira për namaz. Që është respektim i urdhrit të Allahut: “O bijtë e Ademit! Merrni zbukurimet tuaj (duke veshur rrobat tuaja të pastra), në çdo xhami“. [A’raf: 31].

Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) është pyetur në lidhje me dispozitën e namazit në pizhame dhe prezantimi me njerëzit i veshur me ato. Ai tha: Nuk ka asgjë të keqe nëse falet me pizhame, nëse ato janë të pastra, qoftë nëse vije në xhami apo jo, por, nëse ato rroba do të tërheqin vëmendje dhe kritika, dhe njerëzit do të flasin rreth tij në tubimet e tyre për shkak të kësaj. Njeriu duhet të shmanget nga çdo gjë që mund të jetë një shkak i njerëzve për përgojimin rreth tij.”

Ibn Uthejmin “Mexhmu’ Fetava” 12/362

Islamqa.com

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM