A lejohet të falem me rroba në të cilat ka kryqe?

A lejohet të falem me rroba në të cilat ka kryqe?

0 1610

Pyetje: Selamu alejkum hoxhë! A lejohet të falem me rroba në të cilat ka kryqe dhe a lejohet që të vishen ato rroba? Allahu të shpërbleftë hoxhë!

 

Përgjigje:

Nëse rrobat përmbajnë fotografi të gjërave të ndaluara p.sh. fotografi të grave, kryqeve apo simbolet e shteteve armiqësore ndaj myslimaneve, apo përmbajnë fotografi të gjallesave, foto të ushqimeve të ndaluara p.sh. alkool, duhan etj. këto rroba në esencë ndalohen, kurse në namaz ndalesa është edhe më e theksuar. Rrobat me këto fotografi ndalohen sipas mendimit më të saktë të dijetarëve për shkak se vet ato gjëra janë të ndaluara.

Nëse rrobat nuk përmbajnë fotografi të ndaluara, mirëpo përmbajnë fjali apo shprehje që thërrasin në mëkat p.sh. “më puth” në gjuhën angleze apo shprehja “më paso” apo gjëra të ngjashme që thirrësit e imoralitetit i promovojnë, apo ato shprehje që kanë defekte në aspektin e besimit, edhe këto ndalohen jashtë namazit, mirëpo ndalesa brenda në namaz është edhe me prioritare. Shkaku i ndalesës është i qartë sepse aty ka fjalë imorale, degjenerim që shihet me sy, thirrje në imoralitet dhe mosbesim. Allahu i madhëruar thotë: “O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irrituara.” (Nur:21)

www.islam-qa.com

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM