A lejohet të hahet mishi i sorkadhes së mbytur me pushkë?

A lejohet të hahet mishi i sorkadhes së mbytur me pushkë?

0 3325

Pyetje: A lejohet të hahet mishi i sorkadhes së mbytur me pushkë? Nëse nuk është e lejuar atëherë cila është metoda e duhur e gjuetisë me pushkë?

Përgjigjje: Falënderimi i takon Allahut…

Nëse e gjuan sorkadhen me pushkë, ke përmendur emrin e Allahut dhe e ke goditur atë, e ka ngordhur nga goditja, atëherë është e lejuar që të hahet mishi i saj, e nëse e arrin të gjallë, duhet patjetër ta therësh.

Është pyetur Shejh Uthejmini Allahut e mëshiroftë: Shpezët të cilat i gjuajmë me pushkë  dhe ngordhin a janë të lejuara (të hahen) apo jo? Ndodh që disa shpezë të cilat i gjuajmë i gjejmë të ngordhura para se të përmendnim bismilah?

Është përgjigjur: “Nëse gjuan me pushkë gjahun nga shpezët, lepurushët, etj, dhe gjatë gjuajtjes ke përmendur Allahun atëherë është hallall, edhe nëse e gjen të ngordhur, sepse i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Asaj (kafshe) që i derdhet gjaku dhe përmendet emri Allahut, ha prej saj”. Dhe ka thënë: “Nëse e dërgon qenin dhe përmend emrin e Allahut, ha prej saj”. Mirëpo nëse ende është e gjallë, që lëviz, është e detyruar që ta therësh dhe të përmendësh emrin e Allahut kur të fillon therjen, nëse nuk vepron kështu dhe ngordh bëhet e ndaluar për ty, mirëpo duhet tërhequr vërejtjen se obligohet përmendja e Allahut gjatë hedhjes së shigjetës (apo plumbit). Nëse nuk e përmend emrin e Allahut është e ndaluar të hahet, edhe nëse harron, mbështetur në fjalën e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, “Asaj (kafshe) që i derdhet gjaku dhe përmendet emri Allahut, ha prej saj”, dhe fjala e Allahut: “Dhe mos hani nga ajo që nuk është përmendur emri i Allahut”. (En Am 121)

Islam-qa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli