A lejohet të hyj në nevojtore me telefon në të cilin është memorizuar Kurani?

A lejohet të hyj në nevojtore me telefon në të cilin është memorizuar Kurani?

0 1712

Pyetje: Eselamu Alejkum, të përshëndes hoxhë i nderuar. Unë jam një vëlla mysliman, një fillestar që kam filluar rishtas të fali namaz, po nuk i kam të qarta disa gjëra, si për shembull, në telefon mobil kur ke ilahi dhe kuran a është e lejuar që të  hyj me të ne nevojtore dhe a bej mëkat nëse hy me harresë?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe paqja qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Udhëzimi është një begati e madhe për të cilën duhet ta falënderojmë Allahun pandërprerë. Këtë begati duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë duke mësuar besimin e pastër, hallallin dhe haramin, e tjerë.

S’ka dyshim se nuk duhet të hyhet në nevojtore me mus-haf apo me ndonjë pjesë të tij. Përjashtim bëjnë rastet kur nuk mund t’i lësh jashtë nga frika se mund t’i humbësh. Shumë dijetarë, përveç kësaj, para hyrjes në nevojtore, kanë preferuar edhe heqjen e gjërave ku përmendet emri i Allahut, sikur ndonjë letër ku është shkruar emri i Allahut, ndonjë unazë, e tjerë. Disa të tjerë, si për shembull, dijetari i mirënjohur ibën Uthejmini thotë se është e lejuar të hyhet në nevojtore më gjëra kur shkruhet emri i Allahut sikur monedhat, letrat e ndryshme, unazat e tjerë nëse ato mbështjellën dhe fshihen.

Për sa i përket telefonave të dorës ku janë memorizuar sure kuranore, ilaçi, e tjerë, dijetarët konsiderojnë të lejuar hyrjen në nevojtore me to sepse nuk e marrin statusin e mus-hafit, me një vërejtje që kurani apo ilahitë e ndryshme të mos bëhen zile e telefonit sepse mund të cingërojë në vende të papërshtatshme si dhe bie ndesh me nderimin që duhet t’u bëjmë fjalëve të shenjta.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com