A lejohet të marrësh borxh për të blerë e therrë kurban?!

A lejohet të marrësh borxh për të blerë e therrë kurban?!

0 1827

A lejohet të marrësh borxh për të blerë e therrë kurban?!

Përgjigje: Në përgjigjet e mëparshme, kemi sqaruar qëndrimet e dijetarëve rreth dospozitës së këtij adhurimi, se a është obligativ apo vullnetar. Shejh Bin Bazi, -rahimehullah!-, ka thënë se: “Në argumentet fetare nuk gjejmë diçka që e bën këtë adhurim obligativ, andaj mendimi se therrja e kurbanit është vaxhib – obligim, nuk mban!”[1] Në anën tjetër, dijetarët që kanë konstatuar se bëhet fjalë për adhurim obligativ, kanë vënë si kriter për obligueshmërinë e tij pasurinë dhe mundësinë materiale të muslimanit sakrifikues.[2] Sidoqë e shikon këtë çështje, qoftë nga këndvështrimi i atyre që e konsiderojnë këtë ibadet si obligativ, apo i atyre që nuk mendojnë kësisoj, ti nuk i je obliguar që të marrësh borxh për të blerë e therrë kurban, ngase njëzëri dijetarët kanë thënë se, ky adhurim nuk është obligim për atë që nuk ka mundësi materiale.

Mbetet për t’u sqaruar se, a është e pëlqyeshme të mirret borxh për të kryer këtë adhurim?! Po, është e pëlqyeshme të marrësh borxh për të kryer këtë adhurim, në qoftë se ke shpresë dhe llogari që mund ta shlyesh borxhin, si fjala vjen, nëpunësi që merr borxh dhe mendon ta shlyejë atë me pagën e tij të rradhës, mirëpo kjo nuk vlen për atë që nuk ka mundësi reale për ta shlyer borxhin, e që për të më parësore është të mos hyjë fare në borxh, ngase ai me këtë huazim e ngarkon vetvetën me diçka që nuk i kërkohet.

Shejhu’l-Islam Ibën Tejmije, -rahimehullah!-, është pyetur rreth kësaj çështjeje dhe ai qe përgjigjur se: “Nëse ka mundësi ta shlyejë, atëherë kjo është diçka e mirë, e përndryshe nuk e ka obligim ta bëjë këtë!”[3] Të kujtojmë faktin se Shejhu’l-Islam Ibën Tejmije, -rahimehullah!-, ishte nga ata që vlerësonte se ky adhurim është obligativ.

Shejh Bin Bazi, -rahimehullah!-, është pyetur rreth kësaj çështjeje se, për atë që nuk ka mundësi materiale, a është therrja e kurbanit obligim, si dhe a lejohet marrja e borxhit, me plan për ta shlyer me pagë, dhe ai qe përgjigjur se: “Therrja e kurbanit është sunet, e jo vaxhib – obligim, dhe nuk ka ndonjë problem që të marrësh borxh për këtë adhurim, atëherë kur ekziston mundësia reale e shlyerjes!”[4]

Fetva e përpiluar nga: IslamQA – nën patronazhin e Shejh Muhamed El-Munexhid
Përktheu nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi: albislam.com

_________

[1] “Mexhmuu fetava ibni Baz”, v. 18, f. 36.
[2] “Hashijetu ibni Abidin”, v. 9, f. 452.
[3] “Mexhmu’l-fetava”, v. 26, f. 305.
[4] “Fetava ibni baz”, v. 1, f. 37.

GJITHASHTU NË ALBISLAM