A lejohet të marrim nënshtetësinë e ndonjë vendi jo mysliman?

A lejohet të marrim nënshtetësinë e ndonjë vendi jo mysliman?

0 3800

Pyetja: A lejohet të marrim nënshtetësinë e ndonjë vendi jo mysliman, për shembull nënshtetësinë italiane?

Përgjigje:

Nuk lejohet qëndrimi në vende jomyslimane përveç për atë që ka mundësi ta manifestojë fenë e tij dhe nëse ka mundësi, detyrohet tw bwj hixhret në ndonjë vend mysliman. Ajo që gjithashtu duhet të dihet është se kjo dispozitë dallon varësisht prej vendit dhe personit..

Nuk lejohet të bëhemi shtetas të ndonjë vendi jomysliman, përveç në rast të nevojës emergjente (الاضطرار). Arsyeja e kësaj ndalese janë pasojat e shumta negative që vijojnë pas një veprimi të tillë siç është nënshtrimi ndaj ligjeve dhe rregullave jo islame etj.

Është pyetur Komisioni i përhershëm për Fetva: Shumë myslimanë udhëtojnë në vende perëndimore me qëllim të qëndrimit atje dhe pas një kohe  u jepet mundësia të marrin nënshtetësinë e vendit ku qëndrojnë. Pyetja është: a lejohet marrja e nënshtetësisë e vendeve të tilla duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për vende të kufrit dhe shirkut, të amoralitetit dhe shthurjes. Si pra të shprehim lojalitetin ndaj një vendi të tillë? Dikush këtë veprim e arsyeton me përhapje të Islamit në ato vende prandaj dua ta di qëndrimin e Islamit lidhur me këtë çështje

Komisioni u përgjigj: Myslimanit nuk i lejohet të merr nënshtetësi të vendit që ka qeveri jomyslimane, sepse një vepër e tillë është mjet që shpien drejtë lojalitetit ndaj tyre dhe pajtim me parimet e gabuara që ata i promovojnë. Sa i përket qëndrimit pa e marr nënshtetësinë edhe ky qëndrim sipas teksteve të shpalljes është i ndaluar. Allahu, subhanehu ue teala, thotë: “Kur engjëjt ua marrin shpirtrat atyre që e kanë ngarkuar veten me faje, u thonë: “Ku ishit?” Ata përgjigjen: “Ishim të pafuqishëm në Tokë”. (Engjëjt) do t’u thonë: “A nuk qe Toka e Allahut e gjerë që të mërgonit në të?” Këta janë ata (njerëz), vendbanimi i të cilëve është Xhehenemi; eh, sa i keq është ai vendbanim! Me përjashtim të meshkujve të pafuqishëm, grave dhe fëmijëve, të cilët nuk kanë as fuqinë e as mundësinë të drejtohen në rrugë.” (En Nisa, 97-98)

Këtë e përforcon edhe hadithi i të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili thotë: “Unë distancohem nga çdo mysliman që qëndron në mesin e mushrikëve (politeistëve).” (transmeton Ebu Davudi nr. 2645, Albani e vlerëson si sahih në Irvaul Galil 5/30 dhe Es Silsile Es Sahiha 2/228). dhe hadithe tjera në këtë temë. Nuk ka ndasi në mes të myslimanëve se ai që ka mundësi duhet të shpërngulet nga vendi i jo besimit drejt vendit të myslimanëve nëse ka mundësi.

Sa i përket atyre që janë dijetarë dhe që qëndrojnë në vendet jo islame me qëllim të përhapjes së Islamit, duke mos pasur frikë se do të sprovohen në çështjet e fesë, atëherë kjo lejohet, nëse shpresohet të ndikojmë tek ata dhe t’i udhëzojmë në Islam. (Fetava El Lexhne Ed Daime, 2/69 të nënshkruar pas kësaj fetvaje janë dijetarët  Ibën Bazi, Abdur Rezak Afifi, dhe Abdullah ibën Kuudi Allahu i mëshiroftë)

Dijetari i njohur Abdullah El Xhibrin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Kush detyrohet të merr nënshtetësi të vendeve jo myslimane si i dëbuari prej vendit tij , i përndjekuri dhe ai që nuk ka vend ku të strehohet, atij i lejohet një vepër e tillë nëse e shfaq fenë e tij dhe është i përpiktë në kryerjen e detyrave fetare.

Si përfundim nëse në vendin ku jeton nuk ke shtypje, dhe ke mundësi të jetosh aty edhe pse e ndien ndonjë presion të vogël, nuk të lejohet të marrësh nënshtetësi të ndonjë vendi jomusliman. Nëse dikush detyrohet dhe merr nënshtetësi të tillë kjo nuk duhet të konsiderohet mangësi në tevekulin e tij ngase është prej shkaqeve që përdoren për ta larguar ndonjë vështirësi. Allahut i takon dija absolute.

Burimi: albislam.com