A lejohet të merr para ai që e lan të vdekurin?

A lejohet të merr para ai që e lan të vdekurin?

0 85

Pyetja: Një imam ka kërkuar pesëqind dollarë për ta larë dhe ta përgatitë trupin e një burri për varrosje. A i lejohet kjo atij?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Larja e një muslimani që ka vdekur është një adhurim në vete, të cilin Allahu e ka obliguar për muslimanët, kështu që ai urdhër duhet të zbatohet me qëllim që të kërkohet shpërblimi dhe kënaqësia e Allahut.

Në qoftë se familja e të vdekurit i japin atij disa para, pa përcaktuar ai, nuk ka asgjë të keqe që ai t’i pranon ato para.

Por në qoftë se personi që lan të vdekurit kushtëzon se ai nuk do ta lajë të vdekurin përpos me një shumë të caktuar parash, i lejohet, por me padyshim që mangëson shpërblimin e tij tek Allahu.

Shejh Ibn Uthejmin është pyetur: A lejohet të marr pagë në këmbim të larjes dhe qefinosjes së të vdekurit?

Ai u përgjigj:

“Nëse pagesa ose dhurata i është dhënë pa u kushtëzuar, nuk ka dyshim se është e lejuar dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë, sepse ajo që i jepet atij është në këmbim të punës së tij. Profeti, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë “Kushdo që ju bën një nder, kthejani.”

Por, nëse kjo pagesë është përcaktuar, atëherë padyshim që shpërblimi i tij pakohet, sepse ai që lan dhe qefinos të vdekurit arrin shpërblim të madh, ngase është një farz kolektiv (farz kifaje); kështu ai që lan dhe qefinos të vdekurit arrin shpërblimin e një farzi kifaje. Por në qoftë se ai merr para për këtë punë, atëherë shpërblimi i tij do të zvogëlohet. Por nuk ka asgjë të keqe edhe nëse i merr ato para, për shkak se kjo pagesë është në këmbim të një pune të bërë për një person tjetër, dhe në rastin e një pune të tillë lejohet të merr para për punën kryer, ashtu siç është e lejuar të pranohet pagë për mësimim e Kur’anit, sipas mendimit më të saktë.[1]

Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për fetva janë pyetur: Cili është vendimi mbi marrjen e pagesës për larjen e të vdekurit, qoftë pagesa të jetë e përcaktuar apo jo?

Ata u përgjigjën:

Lejohet, por më së miri është të bëhet vullnetarisht, nëse është e mundur.[2]

Pagesa që përcaktohet nga ai që lan të vdekurit duhet të jenë në përputhje me punën e tij, pa ndonjë ekzagjerim (në çmim) apo përfitim nga rasti.

Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Fetava Nur ala Darb, 7/36.

[2] Fetava Lexhnetu Deimeh, 15/112

NUK KA KOMENTE

KOMENTO