A lejohet të punoj në sektorët e një qeverie jomyslimane, ku ndër tjera ka edhe përzierje mes gjinive?

A lejohet të punoj në sektorët e një qeverie jomyslimane, ku ndër tjera ka edhe përzierje mes gjinive?

0 2686

Pyetje: A lejohet të punoj në sektorët e një qeverie jomyslimane nëse puna nuk përmban në vete ndonjë haram? Unë punoj në sektorin komercial, dhe përkundër ekzistimit të përzierjes mes gjinive në këtë mes, falë Allahut, unë ruaj shikimin, mirëpo ndonjëherë detyrohem të komunikoj me ndonjërën nga nëpunëset apo klientët femra. Prandaj ju pyes: a lejohet shikimi në këtë rast? Si dhe a më lejohet të mbes në këtë vend pune derisa të gjej një tjetër?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

E para: s’prish punë që myslimani të jetë i punësuar apo të kryej ndonjë punë ditore te jomyslimanët nëse puna të cilën e kryen është e lejuar me sheriat. Ali ibën Ebu Talibi, radijallahu anhu, ka punuar te një hebre. Në Enciklopedinë e Fikhut (Meusuatul Fikhije) qëndron: “dijetarët e Fikhut janë pajtuar rreth lejimit të shërbimit që mund t’i bëj një jomysliman myslimanit po ashtu që një mysliman të punojë te një jomysliman, në mënyrë që pas kryerjes së punsë të paguhet, siç është qepja e rrobave, ndërtimi i shtëpive, punimi i tokës e tjerë.”

Në fetvatë e Komisionit të Përhershëm qëndron: “lejohet të punosh në shtetin jomysliman nëse puna që bën nuk është mëkatim ndaj Allahut apo nuk ndihmon mëkatet.”

E dyta: dijetarët kanë lejuar shikimin në fytyrën e gruas, pa epsh, gjatë raporteve tregtare. Ibën Kudame Makdisiu thotë: “në raportin e tij tregtar me një grua, i lejohet të shikoj në fytyrën e saj, që ta njeh atë konkretisht. Është transmetuar prej Imam Ahmedit se një veprim i këtillë lejohet kur bëhet fjalë për gruan e moshuar e jo për vajzën e re. Ndoshta mospreferimi i tij vlen për atë që i frikohet fitnes apo mund të gjej zgjidhje tjetër, përndryshe kur është nevoja dhe shikimi është pa epsh, nuk ka asgjë të keqe.” (ElMugni 7/101)

S’ka dyshim se nëse mund të gjesh ndonjë punë larg përzierjes mes gjinive dhe mëkateve tjera, kjo do ishte më e mirë dhe më e shëndoshë për fenë tënde dhe do ishe me i sigurt prej fitnes. Allahu e lehtësoftë gjendjen tënde dhe të udhëzoftë drejt çdo mirësie! Allahu e di më mirë!

Burimi: albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri