A lejohet të punoj në varrezat e jomyslimanëve?

A lejohet të punoj në varrezat e jomyslimanëve?

0 1297

Pyetje: a lejohet të punoj në varrezat e jomyslimanëve, duke e ditur se puna ime është të mbaj kufomat deri të varrezat, të hap varret, të kujdesem për varrezat e tjerë?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Ndalohet të punosh në varrezat e jomyslimanëve për disa arsye:

Puna në këto vende e detyron besimtarin të bie në gabime tjera siç është: mirëmbajtja e kryqeve kurse Feja Islame e urdhëron thyerjen e tyre dhe normalisht ai këtë gjë nuk mund ta bëjë dhe nuk i lejohet në rastin konkret  mirëpo kjo nuk ia lejon atij t’i mirëmbajë të njëjtët. Aishja radijallahu anha përcjellë: “I Dërguari nuk linte diçka që kishte formën e kryqit në shtëpinë e tij pa e prishur.” (Buhariu)

  1. Puna në këto vende është një lloj nënçmimi për besimtarin, prandaj duhet që të mos e vendon vetën në atë pozitë.

Në raste kur një të vdekur jomysliman nuk ka kush ta varrosë, lejohet që myslimanët ta varrosin ashtu siç veproi i Dërguari me idhujtarët e vrarë në betejën e Bedrit.

Marrë nga: www.islam.qa me ndryshime

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM