A lejohet të shkojë femra në luftë në rrugën e Allahut?

A lejohet të shkojë femra në luftë në rrugën e Allahut?

0 1423

Pyetje: Do të doja të dija nëse lejohet të shkojë femra në luftë në rrugën e Allahut?

Përgjigje: Xhihadi – me kuptimin e luftës fizike me trup – nuk është detyrë për gruan. Nëna Ajshe, radijallahu anha, përcjellë se e ka pyetur të Dërguarin: O Resulullah, femrat a kanë detyrë ndonjë xhihad? “Kanë një xhihad që nuk ka luftë në të, Haxhi dhe Umreja” – iu përgjigj ai. Këtë hadith e shënojnë Ahmedi dhe Ibën Maxhe, ndërsa Albani e saktëson.

Kurse a duhet të merr pjesë një femër për t’i ndihmuar muxhahidëve dhe për t’i mjekuar të plagosurit, Serhasiu në Sherhus Sejril Kebir (1/184) ka thënë: Nuk e pëlqejmë që femrat të marrin pjesë në luftë së bashku me meshkujt, sepse femrat nuk kanë një trup të përshtatshëm për luftim. Këtë e aludoi Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, me fjalët: “Uh, ajo nuk mundet të luftojë”. Madje me pjesëmarrjen e saj mund të shkaktojë shpalosjen e gjërave të nderuara te muslimanët. Atëherë, jobesimtarët do të ngazëllehen e ndoshta do të bëhet shkak që ata të marrin guxim kundër muslimanëve. Gjithashtu do ta marrin argument se muslimanët janë të dobët duke thënë: Këta kanë nevojë për ndihmën e grave kundër nesh. Prandaj, le të kihet kujdes nga kjo dhe për këtë shkak nuk është e pëlqyer që ato të marrin pjesë në luftë, përveç në raste të domosdoshme, sepse mbrojtja nga dëmi i jobesimtarëve në rast domosdoshmërie është e lejuar madje e detyrueshme, siç mund të haset në disa raste gjatë historisë së muslimanëve.

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM