A lejohet urimi për vitin e ri Hixhri?

A lejohet urimi për vitin e ri Hixhri?

0 1332

Pyetja: Cila është dispozita fetare rreth urimit me rastin e vitit të ri Hixhri, si përshembull duke thënë “Qofshi në mirësi për shumë vite” ose duke u lutur për të për bekim, apo duke dërguar mesazhe urimesh për vitin e ri Hixhri?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut

Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, është pyetur: Cila është dispozita për urimin me rastin e vitit të ri Hixhri dhe si duhet t’i përgjigjemi, nëse një person më uron?

Ai u përgjigj:

Nëse dikush të uron, atëherë përgjigjju atij, por mos fillo me urime të tilla. Ky është mendimi më i qëlluar lidhur me këtë çështje. Pra, nëse një person ju thotë, për shembull, “Gëzuar Vitin e Ri”, atëherë ti ia kthen, “Allahu të përgëzoftë me mirësi dhe e bëftë një vit të mirë dhe të bekuar për ju.” Por ju mos filloni me një urim të tillë, sepse unë nuk e di, që selefët (brezat e hershëm të Islamit) e përgëzonin njëri-tjetrin me rastin e vitit të ri. Njashtu, dijeni që selefët nuk e konsideronin muajin Muharem si muaj i parë të vitit të ri, përveç se në hilafetin e Omer ibn Hatabit, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Shejh AbdulKerim el-Hudajr për urimet me rastin e vitit të ri Hixhri, tha:

Lutja për një musliman me një lutje të përgjithshme, shprehjet e së cilit urim njeriu nuk i merr si një lloj rituali, si në raste të veçanta si dy Bajramet, nuk ka gë të keqe, veçanërisht nëse qëllimi me këtë urim është miqësia, shfaqja e gëzimit dhe përgëzimi në fytyrën e muslimanit. Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Unë nuk filloj me urim, por nëse dikush më uron, ia kthej urimin, sepse përgjigja ndaj përshëndetjes është e detyrueshme. Por të qenit i pari që uron nuk është as suneti e as e ndaluar.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM